Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TÁKS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ek. Detyrim, zakonisht në para, që, sipas ligjeve të caktuara, shteti merr nga shtetasit, shoqëritë e biznesit dhe nga doganat; shumë parash e caktuar me ligj për shërbime të ndryshme. Taksë rrugore. Mbledh taksat. Taksë ankorimi (kur anija ndalon në port). Taksë aeroporti. Taksë mbi të ardhurat. Taksë portuale. Taksë për transferim kapitali. Taksë regjistrimi. Taksa të larta (të rënda). Taksë doganore. Taksë e drejtpërdrejtë. Taksë kalimi kufitar. Taks lundrimi. Taksë prone (shtëpie, vendi, trualli). Taksa e pullës. Taksë në natyrë detyrim që shlyhet me prodhime të ndryshme. Sistem taksash. Paguajmë taksa. U ngritën (u ulën) taksat. Taksë postare. Taksë televizioni. Taksë mbi vlerën e shtuar (tvsh). Taksë ekologjike taksë fiskale që zbatohet për disa prodhime, shërbime ose veprimtari që dëmtojnë mjedisin. Taksat vendore. Taksë për pastrim. Taksë për peshëmatje. Taksë për zënie vendi në treg. Shmangie nga pagimi i taksave evazion fiskal. Taksë për kullotën (hist.) çelnikatë. Taksë për prodhimet bujqësore. Taksë për banesën (për dyqanin). Taksë për tokën pagesë e detyrueshme e një shume parash, që pronari i tokës derdh në buxhetin e shtetit sipas ligjeve në fuqi.
✱Sin.: detyrim, tatim, rëndesë, tagër, vergji, çelnikatë, pashtrak, tymjake.
TYM,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesë e gaztë, e përzier me avuj, me thërrmija bloze, hiri etj., zakonisht në ngjyrë të zezë ose të hirtë, që del kur digjen drutë, letrat a ndonjë lëndë tjetër dhe që ngrihet si re. Tym i zi (i bardhë). Tym i dendur (i trashë). Tym i lehtë. Tymi i oxhakut. Tymi i kandilit (i pishës). Tymi i cigares. Tymi i barutit. Tymi i pushkëve. Tymi i makinave (i lokomotivës, i vaporit). Re tymi. Shtëllunga tymi. I nxirë nga tymi. Mish i tharë në tym. Lëshon tym. E heq (e kthen) tymin oxhaku (soba). Ngrihet tymi lart. Ishte mbytur në tym. Nuk shihte nga tymi. I mbyti tymi. U qorroi tymi sytë. Nuk ka tym pa zjarr. (fj. u.) ku ka zë, nuk është pa gjë; ku flitet, ka diçka. Hidhet e përdridhet, lart mbi qeramidhet (gjëz.).
2. etnogr., hist. Shtëpi; familje (si njësi më vete). Tym për tym. Fshat me dhjetë tymra. Një njeri për tym. E ndanin për çdo tym. E di tymi ç’ka oxhaku. (fj. u.) e di luga ç’ka ka vegshi (vorba, poçja). (fj. u.).
3. hist. Tymjake.
4. bised. Pluhur. Tym i hollë. Tymi i rrugës. Tymrat e shtëpisë.
5. bised. Vesë e hollë shiu. Një tym shi.
✱Sin.: gaz, avull, duman, shtëpi, familje, oxhak, tymjake, pluhur.
♦ M’u bë koka (mendja) tym. 1. shih m’u bë koka (mendja) dhallë. 2. U ndeza e humba kontrollin e vetvetes, nuk shoh më se ç’bëj, s’e përmbaj dot veten. U bë tym (dikush). 1. shih u bë erë (dikush). 2. shih u bë tapë (dikush). 3. U zemërua keq, u nxeh shumë sa s’di ç’të bëjë, u inatos shumë dhe e humbi toruan, u tërbua, s’përmbahet më; u bë tym e flakë; u bë tym e mjegull. 4. (diçka). U harxhua krejt pa e kuptuar e pa sjellë dobi, shkoi shpejt e kot (kryesisht për para, mall e pasuri). Tym të bëhet! le të bëhet si të dojë!; edhe keq po të dalë, le të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë! U bë tym e flakë (dikush) u zemërua keq, u nxeh shumë sa s’di ç’të bëjë, u inatos shumë dhe e humbi toruan, u tërbua, s’përmbahet më; u bë tym3; u bë tym e mjegull. U bë tym e mjegull (dikush) u zemërua keq, u tërbua; iu veshën sytë nga inati; u bë tym3; u bë tym e flakë. U bë tym e zjarr (dikush) shih u bë tym e flakë (dikush). Ia bëj kokën (mendjen) tym (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E bëri tym (diçka) e harxhoi të gjithë, e prishi kot (pasurinë a paratë); e bëri barut; i bëri rrush e kumbulla (paratë); i vuri krusmën (diçkaje). E bëri tym e flakë (diçka) e dogji; e shkatërroi krejt; e ndezi shumë. I doli tymi (diçkaje). 1. E morën vesh të tjerë diçka që duhej të mbahej e fshehtë, u zbulua. 2. keq. Nisi të zbulohet një punë a një vepër e keqe, dolën në shesh të palarat; i doli (i ra) era; i doli flaka. 3. (dikujt). U shkatërrua krejt, dështoi, u dogj (kur humbet fare pasurinë ose falimenton në tregti). Tym të dalë! (tymi le t’i dalë!) le të bëhet më e keqja, nuk pyes për asgjë; tym të bëhet!; kiameti të bëhet!; të bëhet ç’të bëhet! Më del tym nga koka jam në hall të madh e nuk di ç’të bëj, jam shumë i shqetësuar e i turbulluar; më lëshon (më nxjerr) koka tym; më del avull nga koka; më del flakë nga koka; e kam kokën zjarr; më ziejnë trutë; e kam kokën (mendjen) rrëmujë. Doli në tym të vet (dikush) u martua; krijoi familje, u nda nga trungu familjar e banon veçan; ka dalë në bukë të vet. S’i del jashtë as tymi i zjarrit (i oxhakut) (dikujt) e mban të fshehtë diçka, nuk ia tregon askujt; e fut fjalën në fund të dheut (dikush); e hedh fjalën në pus (dikush); kund. e nxjerr në pazar të gomarëve (diçka) tall. Nuk ia di tymin. 1. (dikujt). Nuk e njoh mirë cili është, nuk ia di prejardhjen; kund. (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush). 2. (diçkaje). Nuk e di se çfarë pasojash ka diçka, s’e di se ku i del fundi. Flet në tym (dikush) thotë diçka që nuk e di me siguri, e thotë me hamendje, flet kot; (flet) va e pa va; (flet) si e ëma e Zeqos majë thanës; bluan thatë; gjuan për lepuj. Ia fut në tym (dikush) bised. 1. shih flet në tym (dikush). 2. E bën një punë fare pa kujdes; vepron kuturu, shkon symbyllurazi. Iku nga tymi e ra në zjarr (dikush) shpëtoi nga një e keqe e vogël e ra në një të keqe më të madhe; iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër). Jam tym s’di ç’të bëj nga telashet që kam, jam i turbulluar e në hall të madh; më del tym nga koka; më zien (më mizëron) koka; e kam kokën (mendjen) rrëmujë. Ku leh *qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. E la në tym (diçka) shih e la në mjegull (diçka). Më lëshon (më nxjerr) koka tym shih më del tym nga koka. Nxjerr tym nga koka (dikush) është zemëruar keq ose është shumë i shqetësuar nga punët e shumta, nga diçka që nuk i ecën mirë etj.; i del tym nga koka; i lëshon (i nxjerr) koka tym. *Oxhak pa tym. *Perde tymi. Shikon tymin e vet (dikush) sheh punën e vet, nuk shqetësohet për të tjerët; nuk u ndërhyn të tjerëve. I shkon tymi drejt (dikujt) i ka punët në vijë, i shkojnë mirë punët; e ka (i ka punët) në vijë. I shkon tymi *gjyryk (dikujt). Sheh tym e bën konak (dikush) iron. shkon derë më derë dhe, kur mundet, ia shtron me të ngrënë e me të pirë, gjen derë e futet; është bredharak e s’ka zor të të vijë; e kalon kohën me llafe e jo me punë, ka qejf të bëjë vazhdimisht muhabet. Tym daulleje diçka pa vlerë, që nuk sjell asnjë dobi; sapun pa shkumë. Tym dose me të shpejtë, shumë shpejt; s’ u pa nga vajti; tym e mjegull; u bë erë (dikush); ia mbathi me të katra (dikush). Tym e mjegull me rrëmbim të madh, shumë shpejt e me vrull; tym dose; u bë erë (dikush); ia mbathi me të katra (dikush). Është tharë në tym (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). I tharë në tym (për dikë) shumë i dobët nga shëndeti, i rreshkur; kockë e lëkurë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë