Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
OXHÁ/K,~KU m. sh. ~KË, ~KËT 1. Vendi në anë të një dhome a në një ndërtesë, bashkë me pjesën e hapur deri mbi çati, ku ndizet zjarri dhe shkon tymi jashtë. Oxhak i lartë. Oxhakët e shtëpive. Oxhaku i fabrikës (i uzinës). Tymi i oxhaqeve. Bloza e oxhakut. Shtëpi me oxhak. Fshijnë (pastrojnë) oxhakun. Burrëria nuk njihet duke folur pranë oxhakut. (fj. u.).
2. vjet., fig., bised. Njerëzit e shtëpisë, familja; farefisi. E kishte oxhak. Ishin nga një oxhak. Bijë e keqe fëlliq oxhakun. (fj. u.). Oxhaku vete te oxhaku e dera te dera. (fj. u.). Pa patur zjarr në vatër, nuk tymon oxhaku. (fj. u.).
3. fig., hist. Familje e vjetër dhe e dëgjuar, shtëpia e parë dhe e njohur nga të tjerët; familje e shtresës së pasur. Oxhak i madh. Oxhaqet feudale. Djalë oxhaku. Ishte oxhak (ishte prej oxhaku). Këndi pa plak - shtëpi pa oxhak. (fj. u.).
4. tek. Gyp i gjatë, që shërben për të lidhur mjediset e brendshme me ato të jashtmet kryesisht për ajrim. Oxhak ajrimi. Oxhaku i minierës (i tunelit, i vendstrehimit).
5. Copë toke e vogël, që mbillet me diçka, lehë; gropë e vogël me dhe të shkrifur e të plehëruar, ku mbillen farat e disa bimëve. Oxhak orizi. Oxhakët e duhanit. Oxhakë me tranguj. E mbjell misrin në oxhakë.
6. vjet. Furrë. Oxhak gëlqereje (qymyri). Oxhaku i tullave (i tjegullave).
7. si ndajf. Në sasi të madhe, fjollë, si oxhaku. I shkonte tymi oxhak.
✱ Sin.: tymtar, tymtore, tymar, tymak, zjarrishtë, forum, buhar, oshmak, familje, farefis, furrë, lehe.
♦ S’i del jashtë as *tymi i oxhakut (i zjarrit) (dikujt). Ia heq oxhaku (dikujt) i venë punët sipas sërës, e ka në traditë; e ka për fis (dikush). Janë të një oxhaku kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, janë farefis. Oxhak pa tym shtëpi pa njerëz; shtëpi e braktisur, njerëzit e së cilës kanë ikur ose kanë vdekur të gjithë. E shkruaj në *rrasë të oxhakut (diçka). Iu shua oxhaku (*vatra) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë