Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRMBÁJTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është në gjendje ta përmbajë veten, që merr zjarr menjëherë; që rrëmbehet përnjëherë, i nxituar; kund. i përmbajtur. Njeri i papërmbajtur.
2. Që është veti e një njeriu të rrëmbyer; që shfaqet me forcë, menjëherë e në mënyrë shumë të dukshme; kund. i përmbajtur. Karakter i papërmbajtur. E qeshur e papërmbajtur. Dëshirë (ndjenjë) e papërmbajtur.
3. I papërmbajtshëm; kund. i përmbajtshim. Hov i papërmbajtur. Zhvillim i papërmbajtur.
✱Sin.: i papërmbajtshëm, i rrëmbyer, i pafre, i shfrenuar, i furishëm, i azdisur, i harbuar, i tërbuar, i zijosur, i nxituar, gjaknxehtë, i ngutur, kryekërcyer, frelëshuar, kokëkrisur, kokëndezur, shkumëzues, frekëputur, i turrshëm, i nxehtë, i shkalluar, i çmendur, zemërak, i rrefkët, i egër, i tërhuzur, i trentë, i vrullshëm, hergjele.
RRËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që vjen a që rrjedh me shpejtësi të madhe e me vrull; i vrullshëm. Lumë i rrëmbyeshëm. Shi i rrëmbyeshëm. Derdhjet e rrëmbyeshme të lumenjve kishin shkaktuar përmbytje.
2. I rrëmbyer 2-4.. Njeri i rrëmbyeshëm. Me hap të rrëmbyeshëm.
✱Sin.: i turrshëm, i rrebeshtë, i egërsuar, zemërak.
VALËSHPÉJTË mb., poet. Që vjen me valë të shpejta, që rrjedh me nxitim. Lumë valëshpejtë. Drini valëshpejtë. Shpateve të malit derdhej poshtë një përrua valëshpejtë.
✱Sin.: i rrëmbyeshëm, i vrullshëm, i turrshëm.
VRÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burim i vogël uji; krua. Rrëzë malit buronte një vrujë e vogël. Gurgullon vruja. Gurron një vrujë e vogël.
2. Burim i turrshëm (i ujit); burim ku uji del me turr. Vruja e lumit. Vruja e përroit ishte e turrshme.
✱Sin.: burim, gurrë, gurrëz, buronjë, buromë, ujëmore, vendburim.
VRÚLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që lëviz shpejt e me forcë, i hovshëm, i rrëmbyeshëm; që bëhet a që vjen me vrull; që ndodh shpejt e papritmas. Njeri i vrullshëm. Lumë i vrullshëm. Shi i vrullshëm. Lojë e vrullshme. Lëvizje e vrullshme. Punë e vrullshme. Jetë e vrullshme. Zhvillim i vrullshëm. Sulm i vrullshëm. Ngjarje të vrullshme.
✱Sin.: i hovshëm, i rrëmbyeshëm, i turrshëm, i rrefkët, i stuhishëm, i furishëm, i vrulltë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë