Fjalori

Rezultate në përkufizime për “turrahit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DREDHOJ

DREDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Marr kthesën e një rruge, kthehem në një drejtim tjetër; lë rrugënkam nisur dhe marr një tjetër; vet. v. III ndërron drejtim, bën dredhë a kthesë. Dredhoi nga e majta (nga e djathta). Dredhoi lumi (rruga). Dredhoi rrugën.
2. jokal. Eci a vrapoj duke bërë dredha, gjarpëroj. Dredhonte nëpër fushë.
3. jokal. Bëj një lëvizjeshpejtë e të shkathët për t'i shpëtuar dikujt a diçkaje; ndërroj vend që të mos ndeshem me dikë a me diçka. I dredhoi gurit (plumbit).
4. fig., jokal. Flas ose veproj me dredhi, bëj dredha. Mundohejdredhonte. Gjuha dredhon, se mendja e mëson. (fj. u.).
5. fig., kal. Ndërroj menjëherë drejtimin e bisedës, e hedh fjalën diku gjetkë për të shpëtuar nga një gjendje e vështirë, për të mos iu përgjigjur një pyetjeje etj. Dredhoi bisedën (fjalën).
Sin.: tërthoj, lakoj, gjarpëroj, bishtnoj, gemtoj, rrëshqas, shkas, turrahit, kopiloj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.