Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATBÁT ndajf. Lojë me disa veta të ulur në rreth, që kalojnë dorë më dorë fshehurazi një shami të lidhur nyjë, duke qëlluar lojtarin e mesit derisa ai të gjejë atë që e ka shaminë; turrë. Luaj batbat.
♦ E çon batbat. 1. (diçka) E shtyn me sot e me nesër, e zvarrit një punë etj. 2. (me dikë) Hahet vazhdimisht, zihet e nuk ndahet, s’e lë pa përgjigje. E vuri (e bëri) batbat (dikë) e ndoqi, e vuri përpara keq; nuk e lejoi të ecë përpara a të bëjë diçka; nuk e la të bëjë çap.
►BË/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U bë brumë. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersa të mbetet i ngulitur përjetë mbi fytyrë të dheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftë të bëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). - Ç'u bë me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U bë qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U bë kryetar (drejtor, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U bë me shtëpi. U bë me dru për dimër. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U bë ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t'u nisur. U bë vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. - U bë dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U bë dhe koka e tij! - U bë veza të mësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M'u bë si im vëlla. M'u bë fytyra e nënës para syve. M’u bë siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u bë çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoq të bëhej pak më larg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhet të ngrihem. S'më bëhet të iki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhet të lexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimeve të foljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
✱Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
♦ U bëra *akull. M’u bë *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu bë *bajgë (dikujt) bised. U bë *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U bë *baltë (dikush). Iu bë *baltë (dikujt). U bë *barut. M’u bë *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U bë *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U bë *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u bë (më ra) *bela (dikush). Të bëhet ç’të bëhet! le të ndodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njëra të bëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën të hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftë të bëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U bë *bërnut (diçka). U bë *bërsi (dikush a diçka). U bë *bërryl (dikush). U bëra *bic. U bë *bilbil (dikush). U bë *bishë (dikush). U bë *bisht (i dikujt). U bë *bishtajë (diçka/dikush). U bë *blozë (dikush a diçka). U bë *bllok (me dikë) libr. U bë *bojë (dikush). U bë (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U bë *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu bë *brashnjë (dikujt) krahin. U bë *brez (dikush). U bë *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu bë *burg (jeta). Bëhem *burrë. U bë *byk (dikush a diçka). U bë *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U bë *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U bë *cingaridhe (dikush) krahin. U bë cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U bë *cironkë (dikush). *Copë të bëhet! U bë *cung (dikush). U bë *çeço (dikush). U bë *çengel (dikush). M’u bë *çiban (dikush) keq. M’u bë *çimkë (dikush). U bë *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U bë *def (dikush) keq. U bë *dele (dikush). U bëra *derr. M’u bë *derr (dikush a diçka). U bë *det. U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U bë për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U bë për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U bë një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). Më është bërë *dregëz (dikush). U bë *dru (dikush a diçka). U bë *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U bë *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). U bë dhogë (*dërrasë) (dikush). U bë *erë (dikush). U bë *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). Më bëhet *fat (diçka). M’u bë *ferrë (dikush) përb. U bë *feta (dikush a diçka). U bë *fërtele (dikush a diçka). U bë *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U bë *fuçi (dikush). U bë fushë (dikush). U bë *furtunë (dikush). U bë *fyell (dikush). U bë *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U bë *gërmadhë (dikush a diçka). U bë *gisht (dikush). U bë *gogël (dikush). U bë *gogol (dikush a diçka). U bë *gorricë (dikush) bised. M’u bë *gorricë. U bë *grep (dikush). M’u bë *grep (dikush). U bë (një) *grusht (u bë sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U bë *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U bë *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u bë *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U bë (mori) *hamull (dikush). U bë *han (diku). U bë *haram (dikush). M’u bë *harrje (dikush) përb. M’u bë *havale (dikush a diçka). U bë për *hekura (dikush). U bë *hell (dikush). U bë *hije (dikush). Iu bë *hije (dikujt). U bë *hirrë (diçka). U bë *histori (diçka). U bë *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U bë *kaçak (dikush). U bë *kaçamak. U bëra *kaçup. U bë *kala (një vend). U bë *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U bë *karabojë (dikush). U bë *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu bë *këpucë (dikujt). M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu bë *kësmet (dikujt) vjet. S’u bë *kiameti! *Kiameti të bëhet! U bë *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u bë *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u bë (më doli) *kripë (diçka). U bë *labot (dikush) krahin. U bë *lakër (diçka a dikush). U bë *laskar (dikush) krahin. U bë *leckë (rreckë) (dikush). Iu bë *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U bë *legjendë (diçka) libr. Iu bë *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U bë *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U bë *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U bë *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U bë litar (*tërkuzë) (diçka). U bë *livadh (dikush). U bë *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U bë *lule (dikush). U bë *lumë (dikush). U bë për *lumë (dikush a diçka). U bë *lundër (dikush). U bë *llucë (dikush). U bë *llum (dikush a diçka). U bë *mashë (e dikujt) keq. M’u bë *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U bë *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu bë *mish (dikujt). M’u bë *molë (dikush). M’u bë *morr (dikush) përb. bised. S’u bë *nami! mospërf. U bë *narden (dikush) keq. U bë *nuse (dikush). M’u bë *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njëra të bëhet! Bëhem *njësh (një). Iu bë *ombrellë (dikujt). Iu bë *opingë (dikujt). U bë *paçavure (dikush). M’u bë (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U bë *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U bë *pazar (diku). U bë *pe (dikush a diçka). U bë *pelte (diçka). U bë *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U bë *petë (diçka a dikush). U bë *përshesh (diçka). U bë *përrallë (diçka a dikush). U bë *përrua (dikush). U bë (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U bë piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U bë *pre (dikush). U bë *pulë (dikush) mospërf. M’u bë *pullë (dikush) përb. Nuk është *punë që bëhet (diçka). U bë *pus. Më bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U bë *qengj (dikush). U bë *qime (dikush). U bë *qiqër (dikush). U bë *qiri (dikush). U bë *qojle (dikush) tall. U bë për (në) *qoshe (dikush). U bë *qull (dikush a diçka). U bë *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U bë *re (dikush). U bë *retra (diçka). M’u bë *retër (dikush). U bë rreckë (*leckë) (dikush). M’u bë *rrëfanë (dikush) përb. M’u bë *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u bë *rrodhe (dikush) përb. U bë *rrogoz (diçka a dikush). U bë *rrugë (udhë) (për diçka). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u bë *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U bë *spec (piper) (dikush). U bë *sterrë (dikush). U bë *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). Më bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). Më bëhet *shkarpë (diçka). U bë *shkop (dikush). U bë për *shkop (dikush). U bë *shoshë (diçka). U bë *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U bë *shuk (dikush). M’u bë *shushunjë (dikush) përb. U bë *tapë (dikush). U bë për *tellall (dikush). U bë *tërkuzë (litar) (diçka). U bë *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U bë *trokë (diçka a dikush). U bë *trung (dikush). U bë *tufan (dikush). U bë *turrë (dikush). U bë *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u bë (diçka). U bë *theror (dikush). U bë *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U bë *thumb (dikush). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *ujë (dikush). U bë *ujk (dikush). M’u bë *ujk (dikush a diçka). U bë *uthull (dikush). U bë *vaj. U bë *vakëf (diku). Bëhet *varr. U bë *vegël (e dikujt). Iu bë *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U bë *veri (dikush). U bë (doli) më *vete (dikush). U bë *vezë (dikush). U bë për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U bë vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U bë *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U bë *xhind (dikush). M’u bë *zorrë (dikush) përb. vulg. U bë *zhele (dikush). U bë *zhur (diçka).
GRÚMBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Tërësi sendesh të mbledhura a të hedhura në një vend pa rregull; grup njerëzish a tufë kafshësh që janë mbledhur pa rregull në një vend. Grumbull dheu (rrobash).
2. fig. Shumicë gjërash a dukurish të pasistemuara; tog. Grumbull të dhënash (çështjesh, problemesh).
✱Sin.: grumbullim, tog, deng, kapicë, kërpicë, kapë, kapul, kapule, ortek, mal, tufë, masë, masiv, mullar, tog, stivë, stavë, mori, pirg, stregë, stok, luzmë, pilog, gamule, turrë, tokicë, trumë, trumbë, tumbë, vandak, varricë, shumicë, turmë, kaminë, gërmajë, pezul, kallume, grup, bashkë.
♦ Ia dha grumbull (dikujt) ia tha copë të gjitha, s’i la gjë pa thënë, ia numëroi të tëra ç’kish. Iu shemb grumbulli (dikujt) keq. e humbi pasurinë; mbeti me gisht në gojë (dikush).
LESH,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. nj. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën e bagëtive të imëta, të deveve etj.; filli që bëhet prej tyre. Lesh i bardhë (i zi). Lesh i gjatë (i shkurtër). Lesh i butë (i ashpër). Lesh i dhirtë. Lesh sintetik. Lesh i palarë (i larë). Lesh deleje (dhie, deveje). Lesh rude. Fill (fije) leshi. Krehër leshi. Shtëllungë leshi. Turrë leshi. Bojë leshi bojë që përdoret për të ngjyer leshin. Çorape leshi. Lyrë leshi. Një bashkë lesh. Një thes lesh. Punoj (shprish, kreh, tjerr, dredh) leshin. Mbush jastëkët (dyshekët) me lesh.
2. Qimet në trupin e njeriut; kryes. sh. flokët e njeriut, qimet e kokës. Leshi i gjoksit (i sqetullave). Leshrat e kokës. Me leshra të gjata (të dredhura). Kreh (qeth) leshrat.
3. Pushi që mbulon kërcejtë, gjethet ose frytet e disa bimëve; pushi i disa krimbave e kandrrave. Leshi i gjetheve. Ftua (pjeshkë) me lesh. Krimb me lesh.
4. nj. Lëndë në trajtën e fijeve të holla, që përdoret për të izoluar ose për të veshur sende të ndryshme. Lesh xhami (qelqi). Lesh druri. Lesh mineral (kim.) material me bazë fijesh, që prodhohet nga shkëmbinj mineralë të shkrirë, si zgjyra etj., me anën e tjerrjes a tërheqjes dhe që përdoret në teknikë e ndërtim për izolim termik e zanor.
✱Sin.: qime, push, bashkë, barkëz, patorik, palëz.
♦ (U bë) lesh në furkë (dikush) u dobësua shumë; (u bë) bosht furke; është bërë bark e shpinë; i kanë dalë kockat (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. E bëri *çorap me lesh dhie (diçka) iron. U bëra lesh u ngatërrova keq; v. III u bë rrëmujë; është bërë lesh e li; është bërë lesh arapi; është bërë lëmsh; u bë përshesh. Është bërë lesh (flokë) arapi (diçka) është ngatërruar shumë; është përzier keq; u bë lesh; është bërë lesh e li; është bërë lëmsh; u bë përshesh; nuk i gjendet filli. Është bërë lesh e li (diku a diçka) është bërë rrëmujë; është ngatërruar keq; janë përzier gjëra të ndryshme; u bë lesh; është bërë lesh arapi; është bërë lëmsh; është bërë lëmsh e lesh; është bërë këmbë e krye; u bë përshesh; nuk i gjendet filli (diçkaje). E bëri lesh (diku a diçka) e ngatërroi keq; e bëri rrëmujë; e bëri lesh arapi; e bëri lesh e li; e bëri lëmsh. E bën lesh arapi (diku a diçka) e ngatërron shumë diku a diçka, e përzien keq; e bën lesh; e bën lesh e li; e bën lëmsh. E bëri lesh e li (diku a diçka) e bëri rrëmujë të madhe; e ngatërroi keq, përzjeu gjëra të ndryshme, i pështjelloi punët; i ngatërroi keq njerëzit ndërmjet tyre; e bëri lesh; e bëri lesh arapi; e bëri lëmsh; e bëri çorap; e bëri çorbë; ia drodhi litarin (dikujt). U bë *lëmsh e lesh (diçka). Bën *shtëllungë me lesh kau (dikush) iron. Ka rënë *qimja në lesh keq. M’u drodhën leshrat e kokës shih m’u drodhën flokët. Ia dha leshrat (flokët) në *dorë (dikujt). Ka ikur për lesh (dikush) bised. nuk është mirë nga mendtë; bën veprime të pamenduara mirë; i janë liruar rrathët (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt). Kërkon lesh nga kau i brinjës (dikush) shih kërkon qumësht nga delja shterpë (dikush). Pa lesh në bark me çiltëri, haptas, sinqerisht; pa djallëzi; me zemër të hapur. Të leshit e të lirit shih të larat e të palarat. E la leshin nëpër ferra (dikush) i humbi kot edhe ato që kishte (para, pasuri etj.); e la leshin në vrimë. S’la lesh në kokë (dikush) u marros, u çmend, shkalloi, lajthiti (i shkuli flokët ngaqë i ndodhi diçka e keqe); i iku mendja (dikujt); luajti nga fiqiri. E la leshin në vrimë (dikush) tall. doli me humbje të mëdha, e pësoi keq, humbi gjithçka; e la leshin nëpër ferra. Të *lirit e të leshit. M’u ngritën leshrat e kokës shih m’u ngritën flokët (qimet) përpjetë. Ngrohet në leshin e vet (dikush) është mbyllur në vetvete, nuk është i hapur me të tjerët, rri i mënjanuar. Nxjerr lesh nga kau (dikush) shih numëron qimet e postiqes (dikush). *Shakull dhie me lesh përbrenda përb. Shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur (dikush) iron. 1. Shkoi për të fituar diçka më shumë, por humbi edhe atë që kishte; vajti për balluke e la kokën (rrashtën). 2. Vajti për t’i kërkuar llogari dikujt, por e vunë përpara e dha llogari vetë. Shkoi *lyrë leshi (dikush a diçka). I shtiu veshët në lesh (dikush) nuk i kushtoi vëmendje diçkaje; bëri sikur nuk e dëgjoi a nuk e kuptoi diçka; hiqet sikur nuk di gjë për diçka; nuk i vuri veshin (dikujt a diçkaje); bën veshin (një vesh) të shurdhër; e fjeti mendjen (për diçka); shtiu shurdhat. *Thes me lesh tall. Më zuri gjuha (goja) lesh u lodha duke folur shumë e duke përsëritur po atë gjë; më vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më ra gjuha përtokë; më ra goja. I kanë zënë sytë lesh (dikujt) s’është në gjendje t’i shohë gjërat ashtu siç janë, nuk i sheh më të metat ose gjërat e këqija, është verbuar; është sylesh.
LÍT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Sasi filli prej leshi, prej pambuku etj. që mblidhet në qerthull, në makinë a midis dy duarve për t'u larë ose për t'u ngjyer me lehtë etj.; shkul, çile. Litër leshi (pambuku). E bëjnë fijen litër. E bëri litrën lëmsh.
✱Sin.: virok, shkul, çile, turrë, torkë, shtëllungë, likatë.
PE,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj., që përdoret për të endur, për të qepur, për të qëndisur etj. Pe i hollë (i trashë). Pe mëndafshi (leshi, najloni). Pe dore (makine). Pe për të qepur plagët. Këput (lidh) perin. Mbështjell perin lëmsh (turrë). Peri këputet ku është më i hollë. (fj. u.) ndodh diçka atje ku s’duhej të ndodhte, ku bëhet dëmi më i madh, ku gjendja është më e dobët etj. Për një pe e për një gjilpërë, humbi xhybja e tërë (vajti dëm një gunë e tërë). (fj. u.). S’lidhet kali me pe. (fj. u.). Duhet t’i ngjasë peri gëzofit. (fj. u.).
2. zakon. sh. Fije të holla që kanë bishtajat e disa bimëve (si fasulja, bizelja etj.). S’kanë penj barbunjat (mashurkat).
3. fig. Filli që lidh a që bashkon diçka. Peri i ngjarjeve. Ia këputi perin e tregimit.
✱Sin.: fill, fije, tjerr, tire, citanik, gjalmë, penjëz, fijez, lidhje.
♦ U bë pe. 1. (dikush). U dobësua shumë, u tret e u hollua fare. 2. (diçka). U hollua shumë; u pakësua, u dobësua fare, u tret. Ia bëri pe (dikujt) e shtrëngoi, ia mblodhi mirë; ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë (në një opingë); ia bëri tetë me dy; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin). *Fill e për pe. Të heqshin për peri! mallk. vdeksh! Janë pe për një gëzof janë pothuajse njëlloj, janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, i përshtaten njëri-tjetrit (zakonisht për keq); gjeti tenxhereja kapakun. S’të jep asnjë pe gjilpëre (dikush) është shumë dorështrënguar; (s’të jep) një majë gjilpëre; s’të jep as gur për të çarë kokën; s’të jep as barin e pezmit (e zgjebes) keq. E kam barkun në një pe jam shumë i uritur, nuk kam ngrënë asgjë, më griu uria; më këndojnë zorrët; m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin); m’u bë barku (mulla) bakër. E ka mendjen *fije peri (dikush). E ka perin *të shkurtër (dikush). Kapet pas *fijes së perit (së flokut) (dikush). E kap lëmshin nga peri (dikush) di ku të kapet për të arritur atje ku duhet, di nga t’ia nisë diçkaje, nga një shenjë gjen atë që do; ia gjen fillin; kund. nuk ia kap perin lëmshit. Nuk ia kap perin lëmshit (dikush) nuk di t’ia gjejë fillimin diçkaje të ngatërruar, nuk di nga t’ia nisë; s’e zgjidh dot një punë të vështirë; nuk ia gjen fillin; kund. e kap lëmshin nga peri. Iu këput peri (dikujt). 1. Iu sos jeta, vdiq, aq e pati. 2. Pësoi një fatkeqësi shumë të rëndë e mbeti shkretë; humbi çdo shpresë; iu nxi jeta. Lëshon pe (dikush) bën lëshime, e lë dikë të bëjë diçka që ia kishin ndaluar, tërhiqet pak; lëshon vend; bën udhë; mbyll një sy; i lëshon litarin (dikujt). Të lidh me pe të kalbur (dikush) iron. hiqet sikur është shumë i zoti, i fuqishëm. Është lidhur me pe merimange (diçka) është krejt e pasigurt, mbahet në diçka shumë të dobët; është në fije të perit. Ia mati *kokën me pe (dikujt). I ka mbetur shpirti në *fije të perit (dikujt). U ngatërruan penjtë shih u ngatërruan fijet. Ngatërron penjtë (dikush) shih ngatërron fijet (dikush). I ngjan peri *gëzofit (ka gjetur peri gëzofin). Me pe e me gjilpërë (në pe e në gjilpërë) me hollësi të madhe; imtësisht; fill e për pe. Pe i këputur njeri shumë i varfër e i këputur; që nuk ka gjë prej gjëje; dele pa qumësht (pa bulmet)2; lugë e larë2; me një gjysmë opinge; mish në mashë; kripë në diell. Ia pret *bytha perin (spangon) (dikujt) iron. vulg. Qep me pe të kalbur (dikush) mospërf. bën punë të dobët, punon keq, nuk është i zoti për atë punë. I qepur me pe të bardhë i rregulluar pa kujdes, i ndrequr pa mjeshtëri, që i duken qartë gjurmët e ndryshimit; i bërë keq, në mënyrë trashanike. T’i shkojë peri gëzofit t’i përshtatet mirë dikujt a diçkaje tjetër; të bëhet me kujdes e me lezet, jo në mënyrë të trashë dhe pa mjeshtëri. Shtie *rruaza në pe (dikush). Varet (është) në *fije të perit (të flokut). I vë perin kokës e mendoj mirë e mirë para se të vendos për diçka, e shoshit mirë, e rrah me vete; nuk nxitohen; e bluaj në kokë (diçka); e kthej mbarë e prapë (diçka); e rrah me mend (diçka).
PIR/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. hist. Ndërtesë e lartë e rrumbullakët a katërkëndëshe pranë mureve të një qyteti ose të një kështjelle, që shërbente për mbrojtje, si pikë vrojtimi etj.; kullë e lartë, zakonisht e rrumbullakët. Pirgjet e kalasë (e murit rrethues). U shemb një pirg.
2. Mullar i vogël bari, kashte etj., qipi; grumbull bari, drithërash etj. Pirg bari. Pirgu i misrit. Pirg me bishtaja fasulesh. Pirgje me byk.
3. Grumbull gjërash të ndryshme të hedhura njëra mbi tjetrën, turrë; diçka e mbledhur në një vend si breg. Një pirg me gurë (me tulla). Pirgje dheu (rëre). Një pirg me plaçka. I bëri pirg. U bë bora pirg.
✱Sin.: kullë, pikëvrojtim grumbull, mullar, bregore, qipi, grumbull, kukumale, tog, gamule, kaminë, karmë, kule, pilog, stivë, stok, turrë, topil.
♦ E la pirg (dikë) shih e la në vend (dikë).
STÁV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grumbull drush ose gjërash të tjera të vëna me radhë njëra mbi tjetrën; stivë, turrë. Stavë me dru. Një stavë rroba. I vuri (i bëri) stavë. E bëjnë misrin stavë i lidhin bashkë disa duaj misër.
2. Kapë me degë misri.
♦ *Një dru e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stavën. Një njeri me sjellje të keqe dëmton një kolektiv të tërë.
TÓRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sasi filli prej leshi, prej pambuku etj., që mblidhet në qerthull, në makinë a midis dy duarve, për t'u larë ose për t'u ngjyer më lehtë etj.; shkul, çile, litër. Torkë leshi (pambuku). Torkë me pesëdhjetë gramë. Ngjyen torkat. E bëri fillin torkë. E bëri torkën lëmsh.
2. Sasi duhani prej katër a pesë vargjesh të mbështjella e të lidhur si top. Torkë duhani. E bëj duhanin torkë.
3. Shami a peshqir, që e lidhin nyjë nga njëra anë dhe që e përdorin për të goditur me të në një lojë fëmijësh; turrë, turra; lojë me shami, që e vendosin në fund të një shkopi të ngulur në tokë, të cilin e mbron me një brez njëri nga lojtarët për të mos e marrë lojtarët e tjerë. Lojë me torkë. E goditi me torkë.
4. Rrotë penjsh, top spangoje.
5. Torëz, topuz flokësh.
6. Grumbull, pirg, tog. Torkë me grurë (me misër, me gurë).
✱Sin.: top, vandak, turrë, turra, topuz, grumbull, pirg, tog.
TRÚMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë, grumbull; stivë, turrë. Një trumbë me lule. Një trumbë me dru. Shet me trumbë me shumicë. U mblodhën trumbë. Një trumbë zogjsh.
2. Pompë pusi; pompë primitive me dorezë për të nxjerrë ujë nga pusi; tullumb. Ujë trumbe.
3. Shakullinë. Trumbë ere.
✱Sin.: tufë, stavë, stivë, trumë, turrë, grumbull, shakullinë, pompë, tullumb, furtunë.
TÚB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kope, tufë, grup. Tubë dhensh (lopësh, dhish). Tubë shpendësh. Tubë vajzash. Tubë kombëtare (etnike) popullsi që ka të njëjtën përkatësi kombëtare (etnike).
2. Tufë. Tubë lulesh buqetë. Tubë duhani sasi duhani prej pesë vargjesh të palosura me dysh. Tubë gruri dorëz. Tubë vjershash (poezish, tregimesh, novelash). Tubë fjalësh (shprehjesh, fjalësh të urta).
3. Grumbull, stivë, stavë, turrë. Preu (bleu) dy tuba dru.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë