Fjalori

Rezultate në përkufizime për “turpërim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALOSJE
DRUAJTJE

DRÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur druaj. Flet (kritikon) pa druajtje.
2. Gjendja kur druaj. Druajtje e madhe (e vogël). Druajtje që nuk e shfaq.
3. Frikë jo e madhekemi nga dikush a nga diçka dhe që na bën të stepemi ose të përmbahemi; ngurrim që na vjen nga një farë frike a nga turpi, mungesë guximi dhe vetëveprimi. Druajtja e fillimit. Nuk ka druajtje. Ka pak druajtje. Hyri me druajtje.
Sin.: ndruajtje, turpërim, përanditje, trembje, drojë, turp, zor, frikë, frikësim.

FËLLIQJE

FËLLÍQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1.bërët pis; ndotje. E kishin akuzuar për fëlliqjen e mjedisit.
2. fig. Turpërim. Nuk e duronte fëlliqjen që i ishte bërë në sy të të tjerëve.

HARLLADISJE

HARLLADÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Turpërim.

KORITJE

KORÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Turpërim.
2. Turp.

LINÇOJ

LINÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E vras, e var a e djeg dikë pa i bërë gjyq. Turma e zemëruar e linçoi pa mëshirë.
2. fig. E sulmoj moralisht, publikisht ose mediatikisht, zakonishtgrup, duke e vënë dikë nën presion, turpërim ose agresion verbalpërbashkët. Mediat e linçuan politikanin pa asnjë provë.

LOLITJE

LOLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shaj dikë me fjalëkëqija, turpërim. Ai iu nënshtrua një lolitjeje të fortë gjatë fjalosjes.
2. Veprimi kur tall dikë, kur e bëjlolo.

MARRIM

MARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Turpërim, koritje. Një marrim i padurueshëm.
2. Dhunim, përdhunim.

PARANDISJE
PROZVALJE

PROZVÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prozval ose kur prozvalem.
2. Zhvlerësim.
3. Zvetënim.
4. Turpërim.

SKANDALIZIM
STERRIM

STERRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sterroj a sterrohet; nxirje (e qiellit, e fytyrës). Vetëm hija e sterrimit i dukejfytyrë. Sterrimi i qiellit u pasua nga një rrebesh i fortë.
2. Turpërim. Nuk do ta harronte kurrë sterrimin që i bënë.

TELENDI

TELENDÍ,~A f., bised. Sjellje e ulët që të turpëron, që të nxin faqen, që të poshtëron; sharje e rëndë. Ç’qe gjithë ajo telendibëritreg?
Sin.: turpërim, poshtërim, telendisje, sharje, përgojim, poshtërim.

TELENDISJE

TELENDÍSJ/E,~A f., bised. Turpërim, poshtërim në sy të botës; telendi. Telendisje në sy të të gjithëve.

TURPËRIM

TURPËRÍM,~I m. 1.bërët me turp, koritje. Turpërim i familjes. Ç’qe ai turpërim që i bëri në sy të botës?
2. Çnderim, përdhunim. Dikur, turpërimi i gruas zgjidhej sipas kanunit. Me këtë turpërim që i ndodhi, nuk ngrekokë.

ZHBURRNIM
ZHBURRËRIM

ZHBURRËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur zhburrëroj dikë; dobësimi a humbja e vetive më të larta e më të miraburrit, zhburrnim. S'e duroi zhburrnimin. Ajo ndjenjë e fortë që e trashëgontenga fshati, i thoshte se ky ishte një zhburrërim i madh.
2. Marrja e nderit që i bëhet një burri duke e poshtëruar, poshtërim; turpërim; ulje I erdhi ora e zhburrërimit. Nuk e prisja prej tij zhburrërimin.
Sin.: zhburrnim, çnderim, poshtërim, turpërim, ulje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.