Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDRÝSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ndryshon nga dikush a nga diçka tjetër, që ka cilësi ose veti të tjera në krahasim me dikë a me diçka, që dallohet nga një tjetër, që nuk shëmbëllen me të; kund. i njëjtë. Njerëz të ndryshëm. Kafshë të ndryshme. Shije të ndryshme. Trajta të ndryshme. Ngjyra të ndryshme. Mënyra të ndryshme. Mendime të ndryshme.
2. Që është tjetër në krahasim me dikë a me diçka, jo ai. Morëm rrugë të ndryshme. I dolën nga anë të ndryshme.
3. Që është i disa llojeve, i shumëllojshëm. Prodhime të ndryshme. Mbeturina të ndryshme. Përdor mjete nga më të ndryshmet. Ai shet mallra të ndryshme. Lajme të ndryshme. Nëpër vende të ndryshme.
✱Sin.: i tjetërllojshëm, i dallueshëm, i pangjashëm, i diferencuar, i pabarabartë, i tjetërsojshëm, tjetër, i kundërt, i shumënduarshëm, i shumëllojshëm, turli.
♦ Flasin *gjuhë të ndryshme.
PËRZÍER (i, e) mb. 1. Që ka dalë nga përzierja e gjërave të ndryshme; që përmban gjëra të ndryshme a lloje të ndryshme të së njëjtës lëndë, të hedhura e të ngatërruara bashkë; jo i thjeshtë. Pije e përzier. Vaj i përzier. Miell i përzier.
2. Që përbëhet nga sende të ndryshme, të vëna e të ngatërruara bashkë; që është formuar nga elemente të natyrave të ndryshme. Pyll i përzier (gjeog.) pyll me lloje të ndryshme drurësh. Artikuj të përzier (vjet.) artikuj të ndryshëm industrialë.
3. Që përbëhet nga përfaqësues organesh a organizatash të ndryshme. Komision i përzier.
4. Që përbëhet nga meshkuj e femra, që përfshin njerëz nga të dy sekset. Shkollë e përzier. Kor i përzier. Martesë e përzier (etnogr.).
✱Sin.: i nakatosur i trazuar, i shkartisur, i karashtisur, i ngatërruar, ujem, turli, heterogjen, i papastër, i rrëmujshëm, i shumëllojshëm, laraquk, larush, melez, mulat.
TURLÍ,~A f., gjell. 1. Gjellë me perime të ndryshme (zakonisht domate, qepë, speca, patëllxhanë, bamje etj.). Turli me mish. Tavë turli.
2. si mb. I ndryshëm; i përzier; gjithfarë, i gjithfarshëm; lloj-lloj, i llojllojshëm. Turli mendimesh (fjalësh). Turli njerëzish (popujsh). Turli punësh (gjërash, sendesh). Turli gjellësh (pijesh).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë