Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FËRGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fërgëllimë. Ndjeu një fërgëllim nga të ftohtit.
✱Sin.: fërgëllimë, dridhje, turfullim, turfullimë.
PIHÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Lodhje, stërmundim.
2. Turfullim.
SFYTYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET [SFYTYRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Veprimi kur sfytyrin; turfullimë nga inati. Lëshoi një sfytyrim. Dëgjoheshin sfytyrimet e tij. Mjaft me këto sfytyrime.
✱Sin.: turfullim, shkrofëtimë, shfryrje, ftorrje, fërgëllim, tërhuzje.
SHFRÝR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Fjalë me të cilat qortojmë rëndë dikë e që thuhen me ton të ashpër. Iu sul me të shfryra. Një lumë të shfryrash.
2. Ankim a kundërshtim i menjëhershëm që bëhet me forcë e me zemërim. Erdhi me të shfryra. Nuk iu sosën të shfryrat.
✱Sin.: shfrim, turfullim, shpërthim.
TERRHÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Turfullim, turfullimë, hundërim. Terrhatja e kalit.
TERRHÁTUR,~IT (të) as. Terrhatje, turfullim, turfullimë, hundërim. E zgjoi të terrhaturit e kalit.
TURFULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë që nxjerrin disa kafshë, kryesisht kali, kur egërsohen, kur kanë frikë a kur janë lodhur shumë. Turfullima e kalit (e kaut, e buallit). Turfullimë kafshe. Turfullima e dhive.
2. Zhurmë e mbytur që del menjëherë. Turfullima e lokomotivës (e traktorit).
✱Sin.: turfullim, shkrofëtimë, fërgëllimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë