Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JUNGJATJÉTA pasth. Përshëndetje që përdoret kur takohen dy a më shumë veta, me kuptimin ‘Ju ngjattë jeta!’; tungjatjeta. Jungjatjeta, burra!
NGJATJÉTA pasth., bised. Tungjatjeta. - Ngjatjeta o miq!
NGJATJETÍM,~I m. Përshëndetje duke i thënë tjetrit “tungjatjeta”.
►NGJATJET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përshëndetem me dikë duke i thënë «tungjatjeta». U ngjatjetuam rrugës.
NGJATJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përshëndet, i them «tungjatjeta»; pres me përshëndetje. Ngjatjetoi mikun (shokun). Ngjatjetoi me dorë në zemër.
2. bised. Përshëndet dikë kur arrin një sukses etj. ose ka një gëzim a të mirë në shtëpi; uroj, përgëzoj. I ngjatjetoi për fitoren. E ngjatjetoi për çmimin që mori.
✱Sin.: përshëndes, uroj, përgëzoj.
PËRNGJÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përngjit ose kur përngjitet diçka.
2. gjuh. Bashkimi i dy a më shumë fjalëve të veçanta dhe formimi i një fjale të vetme, si rrjedhim i përdorimit të tyre të gjatë pranë njëra-tjetrës; mënyrë fjalëformimi, me anë të së cilës formohen fjalë të reja nga shkrirja në një njësi të vetme e dy a më shumë fjalëve që përdoren gjatë pranë njëra-tjetrës. Përbërja dhe përngjitja. Përngjitjet në gjuhën shqipe.
3. gjuh. Fjalë e formuar me këtë mënyrë, fjalë e përngjitur (p.sh. atëherë, dymbëdhjetë, medoemos, menjëherë, ndonjëherë, tungjatjeta etj.).
✱Sin.: ngjitje, bashkëngjitje, pranëvënie, pranëvendosje, përngjizje.
TUNG pasth., bised. 1. Tungjatjeta!
2. Mirupafshim; me të mira, shëndet, tumirëmbeç! Tung, burra!
TUNGJATJÉTA pasth. Përdoret me kuptimin “T’u zgjattë jeta!” Tungjatjeta, të dashur miq! Tungjatjeta, si je?
TUNGJATJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përshëndes dikë duke i thënë “Tungjatjeta!”. Tungjatjetoi burrat në odë dhe zuri vend.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë