Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tundullohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TUNDEM

TÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz disa herë e në mënyrërregullt sa nga një anëanën tjetër, sa lart poshtë; lëkundem, përkundem. Tundemshilarës. Tundej mbi degë.
2. vetv. Lëkundem a shkundem fort, zakonisht disa herë, sa nga një anëtjetrën, sa para prapa ose sa lart poshtë; tronditem, lëkundem me forcë. U tundënkarrocë (në qerre). U tund dheu. Shtëpitë u tundën nga tërmeti. U tundën xhamat.
3. vetv., vet. v. III Lëkundet lehtë; valëzon, lëviz lehtë a valëvitetajër (për gjethet, për flamurin etj.). Gruri tundej ngadalë. Flamurët (flamujt) tundeshinajër.
4. edhe fig., vetv. Eci duke kërcyer pak sa nga e majta në të djathtë; shkoj duke u lëkundur sa nga një anëtjetrën, lëkundem (nga lodhja a ngapirët). Tundej si i pirë. Tundej rëndë-rëndë. Shkonte (ecte) duke u tundur.
5. edhe fig., bised., vetv. Lëviz nga vendi ku jam, luaj nga vendi; shkundem nga plogështia, nispunoj, lëviz. Tundu, ç’pret? S'tundet nga vendi. S’ka ndërmendtundetandej. E bëri që të mos tundet nga vendi e rrahu shumë. Ra dhe s'u tund. Po s'u tunde vetë, s'fiton gjë.
6. moh., vetv. Nuk jepem, nuk dorëzohem, nuk luaj nga imja; nuk tutem, s’më trembet syri. Luftoi dhe s’u tund fare. Mbahu, mos u tund! S'u tund që s’u tund. Pushka bam, po ai nuk tundej. Muri tundet, burri s’tundet. (fj. u.).
7. pës. e TUND.
Sin.: lëkundem, përkundem, luhatem, londitem, kolovitem, shalakatem, përhidhem, tundullohem, trandem, shkundem, dyndem, valëvitet, tronditem, frikësohem, dorëzohem
Tundet e s’këputet (dikush) thuhet për një njerishkuarmoshë, por që qëndron ende i fortë. Tundet e shkundet (dikush) mbahet më të madh, kapardiset; shet mend. Iu tundën *themelet (dikujt a diçkaje). U tund *vendi. Nuk tundet (nuk lëviz) nga *vendi (dikush).

TUNDËLLOHEM

TUNDËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Tundullohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.