Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TALLÁZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dallgë deti, valë e madhe që vjen me forcë e me vrull; valë, tundullimë, shkllaf. Tallazet e detit. Gjëmimi i tallazeve. Ngrihen tallaze. E mbytën (e përpinë) tallazet.
2. fig. Hov që merr dikush, vrull për diçka. E mori me tallaz.
3. fig., kryes. sh. Valë e madhe brenge e shqetësimi; andrallë, dallgë, tallandi, vështirësi e madhe. Tallazet e jetës (e luftës). Tallazet e shpirtit. U qëndroi (u bëri ballë) tallazeve. Ç´i bën vetes njeriu, nuk ia bëjnë as tallazet e detit. (fj. u.) shpeshherë njeriu shkatërron vetveten; dëmin më të madh njeriu ia bën vetes. Fëmija i madh, tallazet e mëdha. (fj. u.) i madhi – hallemadhi.
4. fig. Ndriçim i valëzuar, ndriçim valë-valë. Mëndafsh (pëlhurë, tafta) me tallaze.
✱Sin.: dallgë, valë, valë, tundullimë, shkllaf, hov, vrull, tallandi, vështirësi, ndriçim.
TUNDËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tundullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë