Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TÚNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lëviz diçka përpara dhe mbrapa ose nga njëra anë në tjetrën; kur e lëkund a e shkund lehtë a fort; të tundurit e diçkaje.
2. Lëvizje që bën diçka kur tundet, e tundur, dridhje, lëkundje; përkundje; valëvitje; llokoçitje. Tundja e djepit. Tundja e shamisë. Tundjet e degëve nga era. Tundja e kokës (e dorës). Tundja e shishes. Tundja e ndërtesave nga tërmeti. Tundjet e qerres. Tundjet nga makina në një rrugë të paasfaltuar.
3. Rrahje, llokoçitje e kosit a e qumështit në tundës. Tundja e kosit kërkon krahë të fortë.
4. krahin. Tundës. E rrahu kosin në tundje.
✱Sin.: lëkundje, përkundje, luhatje, përhedhje, londitje, përkundje, kolovitje, shalakatje, tundullim, trandje, shkundje, shalakatje, zhabaritje, llapashitje, lëvizje, rrahje, shukje, llokoçitje, llapashitje, valëvitje, valëzim, tronditje, tundës.
TUNDULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tundullim; shkundullimë, dridhje, lëkundje. Tundullima e pemëve. Tundullima e tokës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë