Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TÚMB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë. Tumbë shpendësh.
2. Xhufkë. Feste me tumbë. Xhokë me tumba.
3. Majë e zhveshur mali ose kodre; vend i ngritur si kodër, breg, sukë. Tumbë rëre bëz. U ngjit në tumbë. Vështronte nga tumba.
4. Grumbull drurësh njëri pranë tjetrit që duken si bregore. Tumbë lisash (ahesh). Tumba e ullishtës. Tumba shtogjesh. U futën në mes të një tumbe. Lepuri u fsheh në një tumbë shkozash.
5. Deng duhani prej katër a pesë vargjesh. E bënë duhanin tumbë.
6. Grumbull. Tumbë resh. Tumbë karkalecash. Tumbë milingonash.
7. Rrokullisje, kollotumba. Bëri disa tumba.
8. Kind, palë fustani. Fustan me tumba.
✱Sin.: tufë, xhufkë, breg, bregore, sukë, deng, vandak, grumbull, rrokullisje, kollotumba.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë