Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tumbë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGUR

ÁGUR mb. 1. I papjekur (për frutat). Rrush agur. Kungull agur.
2. fig., edhe si em. Thatak, thatuq, thatan, thatanik, i ligshtë, i dobët (nga shëndeti). Fëmijë agur. Plakë agure.
Sin.: aguridh, rrok, muf, mufkë, gërdhuckë, trakaliq, rruf, tumbë, thatak, thatuq, thatan, thatanik, i ligshtë, i dobët.

AGURIDHE

AGURÍDH/E,~JAI f. kryes. sh. ~E, ~ET Frutë e papjekur; rrush i papjekur. Aguridhetrrudhin gojën. Kishte ngrënë ca aguridhe.
Sin.: agullaç, gorricë, gresë, bogël, muf, mufkë, gërdhuckë, gërdhajë, trakaliq, rruf, tumbë.
E ka mendjen aguridhe (dikush) keq. është shumë mendjelehtë dhe i papjekur; është i nxituarfjalë e në veprime e nuk di se ç’po bën; ia ka marrë mendtë era (dikujt); është si era e malit; e ka mendjen veri.

BOKËRIMË

BOKËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i zhveshur e i thatë (zakonisht kodër, bregore ose shpat mali); tokë gurishtë që nuk prodhon; bokë, bokërishtë, skërkë. Bokërimat e Vunoit. Bokërimë e zezë (e bardhë). Buzë bokërimës. Dhe bokërimash. Kalëron fushave e bokërimave. Nga të dyja anët e rrugës bokërimat dukeshinftohta akull. Trandafil në bokërimë, / Merr furkën e dilrrimë. (folk.).
2. Shkëmb i nënujshëm, gumë.
Sin.: bokë, bokëri, bokërishtë, bërlinë, karkërimë, gurishtë, skërkë, shogëlinë, tokëllinë, shalësinë, tumbë, gumë, sharrë, kërnalle, xibërrakë.

BONDULLË

BONDÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Buqetë, tufë, tumbë.
2. Vandak, deng. Një bondullë me bar.

BREG

BREG,~U m. sh. BRÍGJE, BRÍGJET 1. Pjesë a rrip tokekufizonanë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë tokendodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Bregbreg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë, bregore, bregale; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majëbregut. Ngjitembreg. Po s’u shemb një breg, s’mbushet një hendek. (fj. u.). Kur të thuash fjalën e keqe, mos u fshih pas bregut. (fj. u.). Kur s’merr vesh, dilbreg të gomerëve. (fj. u.). Llafazani është qyqe bregu nga goja. (fj. u.).
3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka, anë, skaj; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
4. bised. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr, tokël, bramsh. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. brigjelargëta. Në brigjet e jugut.
Sin.: kodrinë, bregore, bregalec, bregaluc, bregal, bregajë, bregale, bregaloç, bregël, pirg, sukë, tepe, tumbë, cabok, sop, ledh, topth, bramsh, breshnizë, gogël, kokël, kokërr, tokël, koqe, pupërr, boçë (boçe).
As në *det e as në breg. (I bie) breg pas bregu (dikush) nuk i thotë gjërat hapur e drejtpërdrejt, por e sjell fjalën anës e anës, nuk flet troç, por tërthorazi; (flet) kodra pas bregut. E bëri sheshin breg (dikush) iron. vdiq, mbaroi; u varros; shkoi për të bërë vorba; shkoi për të bërë vegsha; i bëri këmbët baras; vajti me të shumtët. Bregbreg. 1. keq. Lart e poshtë, kudo, ku të mundë; kotkot, pa një qëllimcaktuar; duke kapur njërin e tjetrin për një hall që ka; hu më hu. 2. Plot, i mbushur rrafsh; buzëbuzë; degëdegë; cip më cip. Dalbreg e kryej një punëvështirë; shpëtoj nga rreziku, kapërcej një vështirësi; ia arrij qëllimit; ia dola mbanë. I duket bregu *shesh (dikujt). Fshihet pas bregut (dikush) përpiqetmbulojë veprimet e tij (zakonishtkëqija), mbrohet me arsyetimekota, e përligj veten me rrethana a shkaqedobëta; fshihet pas gishtit. *Gjahubreg e qëllonkodër (dikush). E kapërceu bregun (dikush) e kaloi masën e arsyeshme, e teproi për diçka; e kaloi (e kapërceu) kufirin. (Flet) *kodra pas bregut (dikush). E nxjerrbreg (dikë) e shpëtoj nga një rrezik a nga një fatkeqësi e madhe; e nxjerr nga një gjendje e vështirë, i siguroj një gjendjemirë. Nuk nxjerr gjë në breg (dikush) nuk është i aftë për të kryer një punë, nuk ia del dot në krye një pune; nuk nxjerr gjë në krye.

BROGSË

BRÓGS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Tufë fijesh shumëbuta si push i gjatë mbi lëvoren e disa drurëve, mbi lëvozhgën e disa farave etj; xhufkë. Brogsat e plepit.
2. bot. Lulegrumbulluara si kurorë a si vilemajën e disa bimëve. Me brogsamajë. Ia shkundi brogsat.
3. Xhufkë e festes, e beretës, e veshjeve etj.; xhufkë prej bishtitkalit, që mbanin pashallarët (në kohën e Perandorisë Osmane) si shenjëgradëstyre etj.
Sin.: xhufkë, tufë, tufalak, tumbë, bufkë, tutël, tubë, tumbë, bistak, tujë, tugë.

BUFKË

BÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tufë fijesh; xhufkë, zakonisht për zbukurim. Bufkat e peshqirit (e shallit, e lahurisë). Perde me bufka. Opinga me bufka. Shaminë me bufka, moj, / Ç’e mbajnë valltaret! (folk.).
2. Topth i bërë me cohëbutë me push për të pudrosur fytyrën etj. Bufka e pudrës.
3. Diçka e fryrë, e mbushur dhe zakonishttrajtërrumbullakët; mufkë, buf; tufë flokësh; kabloshë. Bufka pemësh. Bufkë gështenje. Bufkë vidhi. Bufka e pambukut. Bufka e qepës lulja e qepës. Bufkë leshi. Bufkë puplash. Ka lëshuar bufkën përmbi sy.
4. Njeri me faqefryra dhe i shëndoshë; bullafiq.
5. Shpend me kaçule mbi veshë dhe pendëpjesën e poshtmekëmbëve; gufkë, gufe; dele me shumë leshturi.
6. Jelek grash me mëngëgjera e të fryra te supet; gufe.
7. bot. Lulebufkë.
8. Kokërr fiku e papjekur.
Sin.: xhufkë, tufë, gufkë, mufkë, tujë, tugë, tufëz, tumbë, bistak.

BUQETË

BUQÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë lulesh lidhura e rregulluara bukur. Buqetë lulesh (me lule). Buqetë trëndafilash. I dha një buqetë. Mblodhi dy buqeta.
2. fig. Disa fjalë a shprehje dashurie që ia themi dikujt. I përcolli një buqetë vargjesh poetike.
Sin.: tubë, tumbë, trumbë, tufëz, xhumbë, pupë, çubë, çufër.

DENG

DÉN/G,~GU m. sh. DÉNGJE, DÉNGJET 1. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka. Deng me oriz (me sheqer, me miell). Mbush (zbraz) dengun. Ra si deng ra menjëherë e me forcë përdhe, ra si thes. Mos rri mbi dengun e barutit. (fj. u.).
2. Rroba, mallra a plaçkambështjella e të lidhura bashkë si thes për t’i mbartur nga një vendtjetrin; bar, kashtë, duhan, pambuk etj., i ngjeshurtrajtë kubi e i lidhur me tel etj. Deng i madh (i vogël, i rëndë, i lehtë). Një deng me rroba (me batanije, me letër). Deng duhani (pambuku, sane). Lidhësi i dengjeve. Lidh (qep) dengun. I bëri deng plaçkat a) i mbështolli e i lidhi plaçkat; b) fig. u gati për t'u nisur. U ul mbi një deng. S'bëhet deng me rrush (s’bëhet rrushi deng). (fj. u.).
3. fig. Shumicë e madhe. Ka një deng (me) halle. Kishte një deng (me) të meta. Kishin një deng (me) taksa.
Sin.: dengavare, vandak, tëlandër, varricë, tumbë.
Deng pa markë 1. Njeri i braktisur krejt, që nuk kujdesen më për të. 2. Njeri pa personalitet, pa asnjë cilësi dalluese. Gjeti dengu dengun keq. shih gjeti tenxhereja kapakun keq. I ka lidhur (i ka mbledhur) dengjet (dikush) i ka rregulluar mirë punët e veta, e ka vënë çdo gjë në rregull; e ka (i ka punët) në vijë.

GRUMBULL
SHTËLLUNGË

SHTËLLÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë e madhe leshi, liri etj., e larë, e krehur dhe e mbështjellë si tumbë, që vihetfurkë për ta tjerrë. Një shtëllungë lesh. E bëri leshin shtëllungë.
2. Pambuk i krehur e i mbështjellë si cilindër për ta bërë fitil (në fabrikat e pëlhurave). Makina (punëtorja) e shtëllungës.
3. Grumbull tymi, avulli a pluhuri, që ngrihetajër dhe që i ngjan një tumbemadhe leshikrehur. Shtëllunga tymi (avulli). Shtëllungat e reve. Shtëllungë pluhuri.
Ia bëri shtëllungë (dikujt) e vuri në një gjendjevështirë; e detyroi me zor të bëjë diçka, e shtrëngoi, ia mblodhi; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); ia futi (ia vuri) (të dyja) këmbët në një këpucë (në një opingë). Bën shtëllungë me lesh kau (dikush) iron. shih prashit (mih, lëron) në ujë (dikush).

TUFË

TÚF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grup njerëzish a kafshësh, grumbull; grumbull kafshëshjetojnë e ushqehenbashku, tubë, kope, grigjë. Tufë djemsh (grash, vajzash). Tufë fëmijësh. Tufë bagëtish (dhensh, dhish). Tufë shpendësh (zogjsh, pulash, rosash). Tufat e lopëve (e kuajve). Tufë peshqish (balenash). Tufë ujqish lukuni, zogori. Kullotnin tufat. Vuri tufën përpara. U nda nga tufa. Delenndahet nga tufa, e ha ujku. (fj.u.).
2. Tërësi sendeshhedhura njëri mbi tjetrin pa rregull; grup sendesh njëri pranë tjetrit, grumbull gjërash. Tufë gazetash (revistash). Tufë letrash (shkresash). Tufë lekësh. Tufë resh.
3. Një dorë lulesh të këputura me bisht dhelidhura a të mbështjellabashku; buqetë, tubë; tufël. Tufë me lule. Tufë trëndafilash (zambakësh). Bëri një tufë me manushaqe.
4. Disa gjëra të një lloji, të lidhurabashku; grumbull fijesh, fletësh, kërcejsh etj. që mbahendorë a lidhenbashku; dorëz. Tufë bari. Tufë gruri (thekre). Tufë kallinjsh. Tufë qepësh (hudhrash). Tufa preshi (spinaqi). Një tufë karotash. Tufë flokësh. Tufë çelësash.
5. bot. Tufëz, xhufkë. Tufë misri lulja e misrit.
6. Shumicë, disa, qerre (fig.), zhgan. Janë një tufështëpi. Kishte një tufë fëmijë. Ishin bërë një tufë.
7. Shtojcë, bisht. Fjalë me (pa) tufa.
8. fiz., gjeom. Grumbull drejtëzash ose rrezeshdalin nga një pikë a nga një burim dhezgjaten në një drejtimcaktuar. Tufë drejtëzash. Tufë drite. Tufë rrezesh. Tufë shkëndijash.
9. si ndajf. bashku, në grumbujdendur, grumbull. Bagëtitë rrinin tufë. Lulet kishin çelur tufë.
Sin.: tufël, tufëz, tubë, kope, karvan, grigjë, lukër, stan, lukuni, mandër, lagje, trumbë, tumbë, turmë, roj, buqetë, çufër, tutël, zhgan, bylyk, shtëllungë, xhufkë, grumbull. gulç, gulçim.
I ka mendtëtufëfestes (dikush). 1. Është shumë mendjelehtë; silletmënyrëshkujdesur, duke i marrë gjërat lehtë; nuk është i pjekur e serioz. 2. Është i hutuar, rri sikur s’është këtu; i ka fluturuar (i ka ikur) mendja (dikujt); nuk e ka kokën (mendjen) në vend. U nda nga tufa (dikush) u shkëput nga shokët e miqtë dhe mori një rrugëkeqe a mbeti prapatjerëvejetë; u nda nga kopeja; doli nga vatha.

TUMBË

TÚMB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë. Tumbë shpendësh.
2. Xhufkë. Feste me tumbë. Xhokë me tumba.
3. Majë e zhveshur mali ose kodre; vend i ngritur si kodër, breg, sukë. Tumbë rëre bëz. U ngjittumbë. Vështronte nga tumba.
4. Grumbull drurësh njëri pranë tjetritduken si bregore. Tumbë lisash (ahesh). Tumba e ullishtës. Tumba shtogjesh. U futën në mes të një tumbe. Lepuri u fsheh në një tumbë shkozash.
5. Deng duhani prej katër a pesë vargjesh. E bënë duhanin tumbë.
6. Grumbull. Tumbë resh. Tumbë karkalecash. Tumbë milingonash.
7. Rrokullisje, kollotumba. Bëri disa tumba.
8. Kind, palë fustani. Fustan me tumba.
Sin.: tufë, xhufkë, breg, bregore, sukë, deng, vandak, grumbull, rrokullisje, kollotumba.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.