Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tumane”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TUMANE

TUMÁNE,~T f. sh. Brekushe të gjera grash, të cilat ngushtohen nga fundi; benevrekë, çitjane, dimi. Tumane basme. Tumanebardha (të zeza, të kuqe). Mbante tumane. Lulkuqe kur del në shkallë, / Me tumanet palë-palë. (kr.pop.)

TUMANEBARDHË

TUMANEBÁRDHË mb. f., etnogr. 1. Që ka veshur tumane me ngjyrëbardhë. Moj çame tumanebardha, / Të doli djali përpara (folk.).
2. E pastër, punëtore.
3. si em. f. Sipas kuptimevembiemrit.

TUMANEKUQE

TUMANEKÚQE mb. f., etnogr. 1. Që ka veshur tumane me ngjyrëkuqe. Çame tumanekuqe.
2. si em. f. Sipas kuptimitmbiemrit. Tumanekuqe moj belhollë, / Ma bën me sy ma bën me dorë (folk.). Tumanekuqe e fustanbardhë.

TUMANELARA

TUMANELÁRA mb. f., etnogr. 1. Që ka veshur tumane lara-lara.
2. si em. f. Sipas kuptimitmbiemrit.

TUMANEZEZË

TUMANEZÉZË mb. f., etnogr. 1. Që ka veshur tumanezeza.

2. fig. Që i ka ndodhur fatkeqësi. E bardha tumanezezë... (folk.).

3. si em. f. Sipas kuptimevembiemrit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.