Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tulavur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TULAV

TULÁV vep., ~A, ~UR iron., kal. Vë tul; shëndosh, majm, dhjam, dhjamos. I ka tulavur rehati.

TULAVEM

TULÁV/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. iron. Shëndoshem shumë, majmem, dhjamem, dhjamosem. U tulav nga rehati. Është tulavur si thi.
2. fig., keq. Pasurohem. U tulav nga djersa e të tjerëve.

TULAVTË

TULÁVTË (i, e) mb., keq. I tulavur. Njeri i tulavtë.

TULAVUR

TULÁVUR,~IT (të) as. Tulavje. Sa për të tulavur, s’ia kalon njeri.

TULEVARUR

TULEVÁRUR mb. Që i varen tulet; tultak, i majmur shumë, i shëndoshë sa i varen tulet, i tulavur. Viç tulevarur. Zyrtar tulevarur (keq.).
2. si em. m. e f., përçm. Sipas kuptimitmbiemrit. Ç’u ai tulevaruri?

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.