Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tul”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGAVE

AGÁV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Agave) Bimë e vendevengrohta, me kërcelltrashë, zakonishtshkurtër, me gjethe shumëgjata, të trasha, me tul, të dhëmbëzuara e me gjemba, ngacilat nxirren fije për industrinë e tekstileve, për litarët etj. Fije agaveje. Lulet e agaves. Rritja e agaves. Agavja përdoret edhe si bimë zbukuruese.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojendryshmekësaj bime: Agavja amerikane (lat. Agave americana) bimë zbukuruese, që rritet zakonishttoka shkëmbore, që lulëzon vetëm njëherëfundjetës së saj të gjatë prej 10 deri 30 vjet. Agavja meksikane (lat. Agave fourcroydes) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcellgjatë, i cili formon një kurorëdendur, me gjetheformë shpatengjyrëhirtë kah e blerta, që çel lulebardha në të blertë me erë pakëndshme. Agavja sizalane (lat. Agave fourcroydes) bimë barishtore njëvjeçare me kërcelllartë dhe një kurorë gjetheshformë shpatash, që lulëzontemperaturën mbi 25°C në diell, nga e cila nxirren fije për të bërë thasë, pëlhurë, letër, litarë, çanta, qilima etj.; kërpi sizalan. Agavja shekullore (lat. Agave parrtyi, A. utahensis) bimë barishtore e qëndrueshme ndajftohtit, që rritet deri në 2-3 m në lartësi, me gjethegjata e të dobëtangjyrëhirtë në të blertë, me luleformë kalliri.

AKTINIDË

AKTINÍD/Ë,~A f., bot. (lat. Actinidia) Bimë drunore gjetherënëse, kacavjerrëse, me gjethemëdhaformë zemre, të mbushura me qimebuta e të vendosuramënyrëndërkëmbyeshme, me lëvorehollë me pushimëtngjyrë kafe e rrallëgjelbër, me lulebardha e erëkëndshme, që lidh frutashijshëm vezak me tulgjelbër, të lëngshëm e me farazeza, që është shumë i pasur dhe me vitaminën C; kivi. Aktinida gjethedhëmbëzuar.

ANANAS

ANANÁS,~I m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Ananas comosus, A. sativa) Bimë e viseve tropikale të Amerikës, që i ka gjethetgjata e me gjemba dhebën kokrramëdha vezake me një tufëvogël gjetheshmajë, me tulëmbël me lëng e me erë të këndshme; fryti i kësaj bime. Lëng ananasi. Aromë ananasi. Ëmbëlsirë me ananas.

AVOKADO

AVOKÁDO,~JA f. sh. ~, ~T bot. (lat. Persea americana, P. Amplifolia) Fryt me formë vezake ose sferike, me lëkurëgjelbër ose kafe dhe me tulbutë e të yndyrshëm shumë ushqyes, që përdoretkuzhinë për përgatitjen e sallatave, të pastave ose të pjatavetjera. Avokado e kallamit. Avokado me lëkurë jeshile. Avokado me lëkurëzezë.

BARDHËL

BÁRDH/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Lloj dardhe me kokrrabardheme; dardhë me tulbardhë. Bardhlat të treten në gojë.
2. Copë pëlhure e bardhë.

BAZHDANAK

BAZHDANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Ammodytes cicerellus) Peshku i rërës. Bazhdanaku është gjithë tul.

BOSTAN

BOSTÁN,~I m. sh. ~E, ~ET kopsht. 1. Shalqi; pjepër; përmb. shalqi e pjepër. Bostan dimërak. Bostan i papjekur. Farë (lëkurë) bostani. Dy barrë bostan. Mbjell bostan. Çahet si bostan. Pikaloshja e bostanit (zool.). Bostan i egër (bot.) bimë shumëvjeçare e visevengrohta, me kërcellgjatë e zvarritës, me tulhidhur e të fortë, që lidh kokrravogla si pjepër; kungulleshë. Dy bostane nuk mbahen në një dorë. (fj. u.). Si babai (i ati) dhe i biri, kungull dhe bostan çairi. (fj. u.).
2. Tokë e mbjellë me shalqi e me pjepër, bostanore; perimore. Ruan bostanet. E rrahën si qeninbostan e rrahën shumë. Hajdedalim-o, poshtë o nga bostanet-o....(folk.).
Sin.: shalqi, karpuz, imonik, pjepër, bostanore, bostanishtë, perimore.
Të ha bostanin e të gjuan me lëvore (dikush) mospërf. tregohet mosmirënjohës, është bukëshkalë, ta kthenmirën me të keqe; të ha shalqinin e të rreh me lëkura; ha bukën e përmbys kupën; të ha arrat e të bën varrat (dikush) keq. Mbjell bostan e dalin kastraveca iron. ndryshe mendon e ndryshe i del, përpiqet për të mirë e i del tjetër gjë. (Është) për ta vënë bostan (dikush) është i rreckosur, është si dordolec; është qesharak.

BRUMË

BRÚM/Ë,~I m. 1. Miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret si tharm për të zënë bukë. Brumë i thartë. Brumë i ardhur. Brumë i shurdhuar brumë që nuk ka ardhur dhe që nuk vlen si tharm. Kulaç me brumë. Zë me brumë.
2. Miell i njomur, i përzier a i ngjeshur, që gatuhet për bukë, për petë, për makarona etj. Brumë buke. Brumë makaronash. Brumë për petulla. Brumi i biskotave (i pastave). Gatuese brumi. Ngjesh brumin. Vjen brumi. Dita (nata) e brumit (etnogr.) e enjtja, dita kur zihet brumi për të gatuar bukët e dasmës. Kur merr petësin në duar, / Petët për t’i holluar, / Brumingjitetduar! (folk.). Si të jetë brumi, del edhe buka. (fj. u.). Kushbrumë, do të gatuajë. (fj. u.). Pa brumë nuk bëhen kuleçtë. (fj. u.). Po gatove shumë brumë, mbeten kuleçtë pa bërë. (fj. u.).
3. sh. ~ËRA, ~ËRAT Ushqim i gatuar kryesisht me miellnjomur e të ngjeshur (bukë, makarona, petë, byrekë etj.). Brumërat të shëndoshin. I pëlqejnë brumërat.
4. Masë e trashë dhe e ngjeshur, që formohet nga përzierja e një lëndefortë me një lëng; lëndë e squllët. Brumi i qelqit. Brumi i drurit. Brumi i gëlqeres (i çimentos). Brumi i gomës. Brumi i letrës (i kartonit). Brumi i shkrepëseve. Brumi i ullirit. Brumë thjerrëzash.
5. fig. Përmbajtje, formim mendor e shpirtëror, përgatitje shoqërore e morale; lëndë, përbërje; trupi a shëndeti i njeriut. Brumë i vjetër (i ri). Brumë i mirë. I gatuar nga tjetër brumë. Njerëz të një brumi. Vepër me brumë. S’ka brumë (për një shkrimtardobët).
6. fig. Lëndë me të cilën është bërë diçka, ajopërbën diçka. Brumi i gjuhës amtare.
7. fig., shar. Njeri i qullët, që e heq kushdo për hunde. Çfarë brumiështë!
U brumë. 1. (diçka). U zbut; u squll. 2. (dikush). Humbi vendosmërinë e qëndresën, nuk guxonkundërshtojë, i nënshtrohet gjithkujt, mundbëjnëtjerët si të duan me të. Brumë i ardhur bised. shumë i shëndoshë; tul e dhjamë; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; si top me dhjamë. Brumë i një mielli njerëznjëllojtë, si njëri edhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; buka e një mielli; një bathë e një kokërr; janë të një dore. Sipas brumit tharmin sipas njeriut gjejnë atë që i përshtatet; ashtu si është, ashtu e trajtojnë; sipas kokës (i vënë) festen. *Bukë pa brumë. *Gjumë e brumë keq. Janë të një brumi janë njësoj, nuk kanë dallim nga njëri-tjetri; janë shumëngjashëm me njëri-tjetrin, i përshtaten njëri-tjetrit (zakonisht për keq); janë të një sahani keq.; janë pe për një gëzof. I ka ngrënë macja (derri) brumin (dikujt) është shumë i mërzitur, i dëshpëruar e i zymtë, sikur i kanë bërë një të keqe padrejtësisht; sikur i ka ngrënë gomari bukën; sikur i ka vrarë demin. Vuri brumë (dikush) u pasurua, vuri pasuri a kapitale; vuri dhjamë. Zuri brumë (dikush) nisi një punë që të sigurojë një farë pasurie; nisi ta ndreqë gjendjen ekonomike; u mëkëmb; zuri cergë. brumin natën e gatuan ditën (dikush) e nis çdo punë me rregull e me kohë, i del punës përpara. Zë *kuleçë pa brumë (dikush) iron.

BRYDHUR

BRÝDHUR (i, e) mb. I brydhët. Tul (mish) i brydhur. Frutë e brydhur.

BUBARECE

BUBARÉC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj speci me tul, zakonisht i rrumbullakët, që vihet turshi. Mbillte shumë bubarece për turshi.

BUKOVË

BUKÓV/Ë,~A f. Lloj piperke me tul dhe me shije djegëse. Fasuleve u hidhte bukovë.

BUKË

BÚK/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ushqimbëhet me miell drithigatuar me ujë e të pjekurfurrë a në saç; një copë e veçantë e këtij ushqimi e gatuar me formandryshme dhe e pjekur; brumë i ngjeshur e i nderëtepsi për t’u pjekur. Bukë e grunjtë (e misërt, e thekërt). Bukë e pjekur (e papjekur). Bukë e zezë bukë me miell gruripasitur; bukë thekre. Bukë e ardhur. Bukë e ndorme bukë pa brumëtharbtë. Bukë e mbrume bukë me brumëzënë. Bukë e lashtë bukëgatuhet me mielllashtash. Bukë e shuguruar (fet.) naforë. Bukë meli. Bukë himesh. Bukë çerepi (saçi). Bukë shtëpie bukë e gatuar dhe e pjekurshtëpi. Bukë qeni bukë e gatuar me krunde (për qen etj.). Bukë me brumë. Bukë me qiqra. Bukë me djathë (me gjalpë). Bukë thatë. Kore (thembër, tul) buke. Thërrime buke. Brumë (maja) buke. Vetull buke një copë nga pjesa e anës së një bukerrumbullakët. Një gjysmë (një çerek) buke. Një copë (një kafshatë) bukë. Thikë buke. Tepsi buke. Magjja e bukës. Dollap buke. Furrë buke. Dyqani i bukës. Fabrika e bukës. Shitësja e bukës. Drithëra buke. Rrezja e bukës cilësia e miellitbukës. Myku i bukës. Zia e bukës. Për atë bukë! (bet.). Pasha bukën! (bet.). Zë (ngjesh, mbruj) bukën. Vjen buka. Hedh bukëtfurrë. Pres (thyej, ndaj) bukën. Bukë derri bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe vezake e me lulengjyrë trëndafili a të bardha, që rritet nëpër shkurre e çel në vjeshtë. Bukë mali (bot.) një lloj lakre e ëmbël fletët e së cilës bëhen gjellë. Nuk piqet buka me shkarpa. (fj. u.). Buka pa përtypur nuk kapërcehet. (fj. u.). Kush ha bukë, bën edhe thërrime. (fj. u.). Bukathyhet, s'ngjitet më. (fj. u.). Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja. (fj. u.). mirë bukë e hi e në shtëpinë tënde, se revani e në shtëpibotës. (fj. u.). Kush ka turp punën, mbetet pa bukë. (fj. u.). Nuk hahet buka e bardhë me faqen e nxirë. (fj. u.).
2. vet. sh. ~ËRA, ~ËRAT Copavogla bukembetura ose të thara. Papare (përshesh) me bukëra.
3. vet. nj. Ushqimihamëmëngjes, në drekë a në darkë, të ngrënët; ushqimi i përditshëm. Koha e bukës. Dhoma (shtëpia) e bukës. Tryezë buke. Bukë e pa bukë herë i ngrënë e herë i uritur. hahet (ha) bukë. S’më shkon buka. Jam pa bukë nuk kam ngrënë. Shtroj (ngre) bukën. Lë bukën përgjysmë. Jam (ulem) në bukë. Bëj bukën gati. Ngrihem nga buka. E gjetabukë. E la pa bukë. Vuanin për bukë. Më gërryen barku (më gërryejnë zorrët) për bukë. S’kishte as një darkë bukë. Buka e mirë e ka gjellën me vete. (fj. u.). Zanati nuk të lë pa bukë. (fj. u.).
4. vet. nj. Drithë nga i cili bëhet mielli; të korrat e një viti; prodhimi i drithitmjafton për një vit. Buka e re. Buka e vitit. Tokë buke tokë e punueshme. Nga bukabukë nga një vit në tjetrin, nga një korrjetjetrën. E bëjnë bukën vetë. Mbledhin (sigurojnë) bukën. E futën bukënhambar.
5. vet. nj. Lëndapërbën kokrrën e drithit; palca a zemra e disa drurëve, tuli i disa frutave etj. Buka e arrës. Buka e ullirit. Buka e shtogut. Kalli me (pa) bukë. Lidh bukë. Zë (merr) bukë misri (gruri). Ka bukë. Niseshteja bëhet nga buka e kokrrësgrurit. Kalliri me bukë s’i ngre kryet përpjetë. (fj. u.).
6. Ushqim ose një lëndë a send tjetër që ka trajtën e një rrotulle. Bukë dylli pite dylli. Bukë djathi. Bukë dhjami. Bukë fiku. Buka e lulesdiellit koka me fara e lulesdiellit. Bukë blete (grerëzash) hojerrumbullakëta. Bukë dheu plis dheurrënjën e një fidani a të një bimeshkulur.
7. fig. Mjetet më të domosdoshme për jetesë. Mezi nxirrnin (fitonin) bukën. I prenë bukën.
8. vet. nj., fig., vjet. Detyra, shërbimi a nëpunësiajepte mjetet e jetesës; vendi i punësjepte një pagë sa për të mbajtur frymën. bukëqeverisë. Hyribukëtjetrit. E nxorën nga buka.
9. vet. nj., fig. Përmbajtje e shëndoshë, thelbi i dobishëm i diçkaje; vlerajep një punë, vlerë, dobi. Punë (mbledhje, fjalë) pa bukë. Shumë fjalë e pak bukë. (fj. u.).
10. vet. nj., fig. Lënda e parë a lënda kryesorenevojitet për një degë prodhimi. Buka e industrisë qymyri, nafta etj. Buka e ndërtimit (ndërt.) druri, çimentoja etj.
11. fig., bised. Moshë, vit; kohanga lindja e një njeriu. I hëngri pesëdhjetë bukë. Është tetëdhjetë vjeç e ca bukësh.
12. etnogr. Gosti, tryezë e mbushur plot. Shtroi një bukëmadhe.
13. etnogr. Besë. Ishtebukë (të dikujt) ishtebesëdikujt.
Sin.: bukëz, drithë, bereqet, palcë, lëndë, zemër, vlerë, dobi, fryt, bulmet, përfitim.
*Arrë pa bukë mospërf. Për një *bark bukë. Iu buka *murriz (dikujt). Bëj bukën kam prodhime a të ardhurambara; e siguroj jetesën. E bën bukën *gur (dikush) keq. M’u zemra bukë. 1. shih m’u zemra mal. 2. U mallëngjeva, u preka shumë; m’u zbut zemra. I bie bukës (së mirës) me *shkelm (me këmbë) (dikush). Bukë pa brumë diçka pa shije; njeri që nuk të tërheq, njeri pa lezet; si gjellë pa kripë. Bukë dylli shumë i verdhë. Bukë egjre diçka e pakëndshme, diçka e pashijshme, gjë bajate; bukë me krunde; gjellë pa kripë. Me bukëëmbël! ur. me jetëlumtur!; me dashuri!; me miqësimirë! Për bukën e gojës sa për të jetuar, sa për të mbajtur veten gjallë; për kafshatën e gojës; për një kafshatë bukë; sa për të mbajtur frymën. Buka e një gruri shih buka e një mielli. Si buka që ha me siguriplotë, pa asnjë dyshim. Buka e kripa (e diçkaje) gjëjakryesore, gjëja më e domosdoshme; thelbi i diçkaje. Me bukë e kripë (e zemërbardhë) me ç’të më ndodhet, por me dashuri e me bujarimadhe; me zemër hapur; me krahë hapur. Bukë me krunde shpërf. diçka e pakëndshme a e pashijshme, diçka e shpëlarë; gjellë pa kripë shpërf. Buka e një mielli njerëz njëllojtë, të një brumi, si njëri dhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; një bathë e një kokërr; janë të një dore. Buka e përditshme. 1. Mjetet më të domosdoshme për të jetuar, gjithçka e nevojshme për të mbajtur frymën gjallë. 2. Gjëja më e rëndësishme, diçka thelbësore a kryesore, për të cilën kemi nevojë vazhdimisht. Bukë mbi pogaçe diçka e mirë mbi të zakonshmen; diçkatepër sesa i japin a i takon dikujt; diçka që s’bëhet a që s’i takon dikujt që e kërkon; e mirë mbimirat; çaçë mbi bukë; thelë mbi bisht; qiqrahell. Bukë e thyer shoqëri e miqësi e prishur. Buka e verës astr. ylberi; brezi i qiellit; shoka e kumbarës krahin. Bukë e vjetër mik i vjetër, shok i njohur prej kohësh, me të cilin kam kaluar halle e gëzimebashku. Një *copë bukë. Për një *copë bukë. *Çaçë mbi bukë krahin. Ka dalëbukë të vet (dikush) është rritur, ka nisur jetën e vet; është martuar, ka krijuar familjen e vet; është i pavarur nga ana ekonomike. Nuk i digjet buka (dikujt) është i shkathët, i zoti e i kujdesshëm në çdo punë, e bën çdo gjë në kohën e duhur; nuk lë t’i dëmtohet diçka. S’më hahet buka (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, s’më pëlqenrri a të bëj shoqëri me të. Ha bukë. 1. (diçka) Ka vlerë, sjell dobi, shkon; të siguron mjetet e jetesës. 2. (dikush) Punon diku, ia delpunojë. Nuk ha bukë (diçka) nuk shkon më, nuk ka më vlerë, nuk ecën; nuk e do njeri, nuk e pranojnë; nuk pi ujë. I ha bukën (dikujt) i merr diçka që i takon; ia heq diçkadomosdoshme; i hynpjesë. Ka ngrënë bukë e gjak (dikush) e ka kaluar jetën me mundime dhe me vuajtjemëdha; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut. E ha bukën me *lot. Kam ngrënë bukë e mjaltë (me dikë) kam shkuar shumë mirë me dikë, jam puqur me të e duhemi. Ia ha bukën gomari (dikujt) tall. është shumë i ngathët e i mefshtë, s’i jepet për asgjë; ia merr pula (macja) bukën nga dora; ia ha përsheshin macja; ia ha pula qurrat. E ha bukën *kot (dikush) keq. Sikur ha bukën (gjënë) e vakëfit (dikush) keq. është shumë i dobëttrup e i pafuqishëm; i numërohet ujigurmaz (dikujt); sikur ka ngrënë egjra; sikur ka ngrënë grera; si i varurhënëz; ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. Ha bukën e përmbys kupën (dikush) nuk ta di të mirën, është mosmirënjohës, është bukëshkalë; ta shkel bukën (me këmbë); i bie bukës (së mirës) me shkelm; ha mjaltin e prish kosheren; të ha shalqinin e të rreh me lëkura; këtej të pi verën e andejshan derën; kund. e ruan bukën ndër dhëmbë. S’e ha bukën me qime (dikush) është njeri me sedër e i ndershëm. Ha bukën time rroj me djersën time e nuk i bieqafë njeriu; nuk përzihem me të tjerë, shoh punën time. Ha bukë veç (dikush) është më i mirë a më i zoti se të tjerët, dallon shumë ngatjerët, as që mundkrahasohet me të tjerët. I ka ngrënë gomari *bukën (dikujt) është shumë i mërzitur, i dëshpëruar e i zymtë, sikur i kanë bërë një të keqe padrejtësisht; sikur i ka ngrënë macja (derri) brumin; sikur i ka vrarë demin. E hëngri *të ëmën e bukës (dikush) përçm. E ka ngrënë turpin me bukë (dikush) nuk turpërohet fare për gjërat e pahijshmebën, është bërë i pacipë; i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). Ha bukën e vet e bën davanë e botës (dikush) mbahet me punën e vet, por qan hallin e tjetërkujt; përzihet në një punë në të mirëdikujt tjetër, merret me një punë që nuk i duhet e nuk i përket, futet kothallet e në punët e tjetërkujt; ha bukën e turkut e bën duanë e kaurit keq. vjet. Ha bukën e turkut e bën duanë e kaurit (dikush) keq. vjet. përzihet në një punë në të mirëdikujt tjetër, mbron, përkrah a ndihmon jo atë që duhet, por dikë tjetër; futet kothallet e në punët e tjetërkujt; ha bukën e vet e bën davanë e botës. S’e ha bukën *thatë (dikush). Kemi ngrënë një *furrë bukë (bashkë). Hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. thuhet për dikë që nuk bën asnjë punë; pret që çdo gjë t’ia sjellintjerët, është dembel; është shtromëfle, shtymëbie (dikush); shkofshaarë e mos gjetsha qetë! tall.; i rëndon kapa mbi kokë (dikujt) iron. I hoqi (i preu) bukën e gojës (dikujt) e la pa punë e pa të ardhura për të jetuar; i hoqi (i preu) kafshatën e gojës. Jam bukë e djathë (me dikë) jam i lidhur fort me dikë, jam mik i ngushtë me të; shkojmë gjithnjë bashkë, nuk ndahemi nga njëri-tjetri; bëhem (jam) bark e shpinë (me dikë). Është tetëdhjetë bukësh, veç kuleçëve (dikush) shaka. është i vjetërmoshë, është tetëdhjetë vjeç e disa muaj mbi të.jep bukë (dikush a diçka) është burim të ardhurash për të jetuar, të siguron mjetet e jetesës; të ndihmon, të shërben, vlen; jep dorë. Për një *kafshatë bukë. E kam bukë e djathë (diçka a dikë) e kam shumëlehtë ta bëj diçka, mund ta bëjë pa ndonjë vështirësi; e mund lehtë dikë; e kam një kafshatë bukë; nuk e kam për gjë; nuk e kam për gajle (diçka). E ke bukëçerep (diçka) është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër; është plotësisht e sigurt, mos ki asnjë merak; i ka vdekur nëna (diçkaje) bised.; e kexhep (diçka). E kam bukë e kripë (dikë a diçka) e dua, e dëshiroj shumë, s’rri dot pa të; mezi e kam; jam me shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). I ka *dhëmbët me bukën time (dikush). E ka gojën për bukë (dikush) nuk di të flasë a t’i japë përgjigjen e duhur tjetrit, nuk është i shkathët e i zoti i gojës; nuk është i aftëkërkojëdrejtën e vet a të kundërshtojë një padrejtësi. (E ka) një *kafshatë buke (dikë a diçka). I ka të pakta bukët (dikush) shih i ka ditëtnumëruara (dikush). *Kalli pa bukë mospërf. Për një *krodhë bukë krahin. Kthej bukë etnogr. shkoj për drekë a për darkë te krushku, pasi më ka ardhur ai së pari. Nuk e lidh bukëntorbë (dikush) është zemërmirë e bujar; ndan kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë); e ndan bukënzjarr; e ndan bukënçerep; kund. lidh macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Lidh *macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Ia merr pula (macja) bukën nga dora (dikujt) mospërf. është i squllët, i ngathët e i humbur; është fare i pazoti; ia ha bukën gomari; ia ha përsheshin macja; ia ha pula qurrat; i shkon miumustaqe. E ndaj bukën (me dikë) i pres marrëdhëniet me dikë, e prish miqësinë, prishem me të. E ndan bukën në *çerep (dikush). E ndan bukën në *zjarr (dikush). Nxjerr bukën e gojës siguroj jetesën me punë; fitoj diçka sa për të jetuar; nxjerr kafshatën e gojës. Përziej bukën etnogr. hyj e ha drekë a darkë për herëparë te krushku i ri. Pjekin bukë në një *çerep edhe keq. Nuk pjek dy bukë në një hi (dikush) vdes shpejt, nuk i zgjatet agonia, s’e zë e nesërmja. E preubukë të vet (dikë) e tradhtoi, nuk e mbajti besën, i doli nga fjala; e hëngri fjalën; e preu (e hëngri) në besë; nuk ka besë. (Iu qep) me bukëtorbë (në trastë) (dikujt) iu qep nga pas pa iu ndarë, iu qep me ngulm, i vendosur për t’i bërë diçka. E ruan bukën ndër dhëmbë (dikush) është mirënjohës, s’e harron nderin që i bën; kund. ha bukën e përmbys kupën. Iu sosën bukët (dikujt) keq. është gati në të vdekur, i erdhi fundi, nuk i ka të gjata, po mbaron; i ka të pakta bukët (dikush); i ka ditëtnumëruara (dikush). shkel bukën (me këmbë) (dikush) tregohet mosmirënjohës, është bukëshkalë, ta kthenmirën me të keqe; ha bukën e përmbys kupën. Shkonbukë të vet (dikush) rritet e nis jetën e vet; martohet e ngre familjen e vet. Shpie *gojën te buka. *Thekër pa bukë keq. Ku i thonë bukës bukë ku flitet shqip; kudo ku ka shqiptarë. U thye buka (me dikë) u prish miqësia me dikë, nuk e dua më si më parë (për shkak të një grindjeje, të një pakënaqësie etj.); u thye zemra. Unë me bukë (me grurë) e ti me gurë unë me të mirë e ti me të keq, nuk je mirënjohës. Do vrarë me bukëgojë (dikush). 1. keq. Meriton dënimin më të rëndë e pa mëshirë. 2. shaka. Është shumë i shkathët, është dreqi vetë; të argëton me ato që thotë a që bën. E zuri buka (ime) (dikë) e pësoi ashtu si e meritonte, pasibëri keq ose nuk qe mirënjohës kur unë e kisha mbrojtur, e kisha ndihmuar, i kisha bërë veç të mira. I zë *dhëmbi bukë (dikujt). zëntë *sytë buka! mallk.

BUKËL

BÚK/ËL,~LAIII f. sh. ~LA, ~LAT bot. Kërpudhë johelmuese me ngjyrëkuqërremtë, me tul dhe me shijeëmbël. Buklat janëshijshme.

BUKËPLOTË

BUKËPLÓTË mb. I mbushur plot me kokrra; që e ka kokrrënplotë; që ka thelb ose tulplotë, që ka shumë bukë (për kokrrat e drithërave, të pemëve etj.). Kalli bukëplotë. Arrë (bajame, lajthi, kokërr) bukëplotë.

BUKËS

BÚKËS,~E mb. 1. bën kokrrarrumbullakëta e të mbushura (për disa pemë). Kajsi (zerdeli, kumbull, pjeshkë) bukëse.
2. Që ka shumë tul dhe bërthamëvogël, i tultë. Ulli bukës.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Bukëset bëhen shpejt.
Sin.: i tultë, tulor, tultak, mishtak, mishtor, i mishtë.

BUNË

BÚN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kungull lëvorehollë e me tulëmbël; kungull Misiri. I pëlqenin bunat e kopshtit.

BUT

BÚT,~III m. sh. ~E, ~ET 1. anat. Pjesa e butëçaçkëkokës te fëmijët e porsalindur; faqja e sipërme e kokës, çaçka, maja e kokës. Buti i kokës. I ra në but të kresë.
2. Tul nga kofsha e bagëtisëtherur. But derri (viçi).
3. euf. Prapanicë; mollaqe.
Sin.: çaçkë, çafkë, puç, ujth, lekë, baçarangë, toç, taban, tepelek, tullë, tepe, mollaqe.

BUÇKË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.