Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tubëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TUBËZ

TÚBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. let. Tufë a grup vargjesh, strofë. Poezi me katër tubëza.
2. Tufë e vogël. Një tubëz manushaqe. Një tubëz flokësh.

TUBËZOHET

TUBËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv., kryes. sh. Tubohen, bëhen tufë. U tubëzuangjitha lulet e mbledhura.
2. vetv. Bëhetformë një tubi (llamarina, letra etj.). Ky material nuk tubëzohet lehtë.
3. pës. e TUBËZÓJ.

TUBËZOJ

TUBËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Tuboj, bëj xhufkë, bëj tufë. Tubëzojnë lulet. Tubëzoi manushaqet (trëndafilat).
2. Bëj tub një llamarinë; mbledh si rrotull, bëj si tub një tabak, një letër etj. etj. Tubëzoi kartonin.
Sin.: tuboj, tufëzoj, grumbulloj, mbledh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.