Fjalori

Rezultate në përkufizime për “truprojë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SOGJETAR

SOGJETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT poet. Ai që ruan diçka nga një armik, rojë. Sogjetarëpatundshëm. Të rreptit sogjetarë.
Sin.: rojtar, ruajtës, truprojë.

SS

SS shkurt. (Schutzstaffel) Njësi paraushtarake e partisë nazisteshërbim të Hitlerit si truprojë e tij dhe si forcë e sigurimit specialGjermani dhevendet e pushtuara gjatë LuftësDytë Botërore. SS-kishin rrethuargjithë zonën dhe po bënin kontrolle. Drejtuesit e SS-ishinparët që u arrestuan pas luftës.

TRIM

TRIM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ai që është guximtar e i patremburluftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje; ai që nuk di ç'është frika, që nuk i trembet syri. Trim i rrallë. Trimat e nënave. Trimat e motit. Trimat partizanë. Trim me fletë trim i madh, njeri shumë i zotiqan përpara pa iu trembur vështirësive. Trim mbi trima trim i madh. Trimat e dheut trimat e fortë. Trim për vdekje e për tokë. Trim që s'ka frikë as nga vdekja. Trim e bir trimash. Këngë trimash. Udhë timash udhë e vështirë dhe e rrezikshme, por e lavdishme. Luftoi si trimat. Trimat nuk dorëzohen. Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.). Trimi i mirëluftë njihet. (fj. u.). Trimifal, i marrivret. (fj. u.). Trimi vdes, frikacaku ngordh. (fj. u.). Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.)
2. bised. Djalë i rritur; burrë. Trim i ri. Ku është trimi? Trimat kanë shkuar për gjah.
3. vjet. Burrë i armatosur, që i shkonte pas një pronarimadh, një pronarimadh a një njeriu me pushtet, për ta ruajtur; burrë i armatosur që ngarkohej e paguhej nga fshati për ta ruajtur; truprojë. Trimi i fshatit.
Sin.: trimosh, trimshor, guximtar, guximmadh, guximplotë, i patrembur, i pafrikë, i pafrikshëm, fatos, zemërluan, sypatrembur, sypetrit, syshkëndijë, sygacë, syshqiponjë, irëmadh, djalë, burrë, dakol, luan, shqiponjë, sokol, petrit, shqipe, dragua, gërxheli, asllan, azgan, kapedan, agë, ezhdërha, levend, taravol, shpirtluan, zemërhekur, cub, luftëtar, pallëlarë, prijës, truprojë.

TRUPROJË

TRUPRÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. 1. Njësi a trupë e vogël ushtarakembikëqyr e ruan një objektrëndësisëveçantë; vendqëndrim i kësaj njësie a trupe. Truprojë ushtarake. Truproja e fushimit (e kampit). Truprojë nderi repart i posaçëmkryen shërbimin e nderit me rastin e pritjes e të përcjelljes së personaliteteve të larta shtetërore. Komandanti i truprojës. Rregullorja e shërbimit të truprojës. Hyritruprojë. Ndërroi truprojën.
2. Personështë i angazhuar për të mbrojtur jetën e dikujt tjetër nga rreziqet fizike ose nga sulmemundshme. Truprojat e presidentit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.