Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trupdrejtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISKONJË

BISKÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degë e hollë, e gjatë dhe e drejtë; bisk i ri, bifkë, bitme, bilonjë. Lëshoi biskonjë. Preu një biskonjë. E ka shtatin si biskonjë.
2. fig. Vajzë a grua me shtatgjatë e të drejtë, vajzë a grua shtathedhur, shtatselvi. Moj biskonjë shtathedhur, / Mos e mbaj kokën mënjanë, / Se na përvëlove fshatin! (folk.).
Sin.: shtathedhur, shtatselvi, shtatderdhur, shtatbilonjë, shtatbukur, shtatlastar, truphedhur, trupfiliz, trupdrejtë, truphijshëm, bojalleshë, azgane, kalore.

BOJALLI

BOJALLÍ,~EII mb., bised. 1. Që ka shtatlartë e të hedhur, shtathedhur e i pashëm. Djalë (burrë) bojalli. Vajzë bojallie.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Kanë për kryetar një bojalli. Ai djali, bojallliu, / Mu në sy mua më mbiu. (folk.).
Sin.: shtathedhur, shtatbilonjë, shtatbukur, shtatlastar, shtatderdhur, shtatfiliz, shtathijshëm, truphedhur, trupbilonjë, trupfiliz, trupbukur, trupdrejtë, trupderdhur, truphijshëm, shtatselvi, trupselvi, biskonjë, i hajthëm, azgan, kalore, vizak.

PAKËRRUSUR
TRUPSHTREMBËR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.