Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trupëzoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CUNGOJ

CUNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I pres degët një druri e i lë trungun; e lë një pemë a një dru pa degë. Cungoj lisat.
2. I pres dikujt një gjymtyrë, ia bëj cung. I cungoj krahun (këmbën).
3. edhe fig. I heq diçkaje një pjesë dhe e bëj më të vogël, e lë mangët ose e shkurtoj; gjymtoj; sakatoj dikë a diçka duke ia ulur vlerat. Cungoj një artikull. Cungoj punën. Cungojdrejtat. Disa studiues sharlatanë cungojnë historinë tonë nga faqet më të shkëlqyeshme të saj. Cungon ritualet.
Sin.: pres, trungoj, trupoj, trupëzoj, shytoj, cungulloj, gjymtoj, sakatoj.

MISHËROJ

MISHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpreh diçkatrajtë konkrete, e jap si të gjallë e materiale; e shpreh si diçka sendore; e vë në jetë, e trupëzoj; e pasqyroj; kund. çmishëroj. Nëna mishëron cilësitë më të mira. Idetë e veta patriotike autori i ka mishëruar te personazhet kryesore.
2. Arrijluajmënyrëplotë e të përsosur rolin e një personazhi në një shfaqje, e jap si të vërtetë e si të gjallë një personazh. Mishëroimënyrëpërsosur figurën e nënës.

PËRMISHËROJ

PËRMISHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., kal. 1. Konkretizoj.
2. Trupëzoj.

SENDËZOJ

SENDËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap trajtën konkrete të një sendi, të diçkajekapet nga shqisat, e kthej nga diçka abstraktekonkrete; i jap përmbajtje sendore. Sendëzoj një ide. Punëtorët e sendëzuan më së miri projektin. Lajmin nuk e sendëzon me pamje.
Sin.: materializoj, lëndëzoj, trupëzoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.