Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CUNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I pres degët një druri e i lë trungun; e lë një pemë a një dru pa degë. Cungoj lisat.
2. I pres dikujt një gjymtyrë, ia bëj cung. I cungoj krahun (këmbën).
3. edhe fig. I heq diçkaje një pjesë dhe e bëj më të vogël, e lë mangët ose e shkurtoj; gjymtoj; sakatoj dikë a diçka duke ia ulur vlerat. Cungoj një artikull. Cungoj punën. Cungoj të drejtat. Disa studiues sharlatanë cungojnë historinë tonë nga faqet më të shkëlqyeshme të saj. Cungon ritualet.
✱Sin.: pres, trungoj, trupoj, trupëzoj, shytoj, cungulloj, gjymtoj, sakatoj.
TRUPËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pres degët e një druri duke i lënë vetëm trungun; cungoj, trungoj. E trupëzoi krejt lisin (ahun, pishën).
2. kim. Shkrij e bashkoj në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzojnë metalet. Trupëzojnë vitaminat.
3. fig. I jap trajtë konkrete diçkaje, e bëj të dukshme, e materializoj; mishëroj, sendërtoj, vë në jetë. Trupëzon idetë (mendimet) përparimtare.
✱ Sin.: pres, cungoj, trungoj, bashkoj, mishëroj, sendërtoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë