Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NDÓT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Fëlliqem me diçka, ndyhem; kund. pastrohem, çndotem. Ndotem me baltë (me pluhur). Më ndoten rrobat (duart).
2. euf., vetv. Bëj ujët, dal jashtë. Është ndotur foshnja.
3. pës. e NDÓT. Plazhi u ndot nga rrjedhja e naftës nga naftëmbajtësja.
✱Sin.: ndyhem, fëlliqem, zhulosem, zhgërryhem, trokohem, kallajisem, llackosem, llagavitem, llangosem, laturisem, lyrosem, larushitem, përlyhem, përdhosem, zhyhem, zgjyrosem, sklloçitem, gërbulem, bëhem, qelbet, prishet, neveritet.
►NDÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Përlyhem me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, fëlliqem, ndotem; kund. pastrohem. Është ndyrë në fytyrë. Është ndyrë i tëri.
2. vetv., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më bëhet i neveritshëm dikush a diçka, më neveritet, më vështirësohet; më vjen ndot, më vjen krupë. I është ndyrë ai njeri. Iu ndy ajo gjellë. Iu ndy pija. Po më ndyhet me këto fjalë.
3. euf., vetv. Dal jashtë, bëj nevojën, ndotem. U ndy foshnja.
4. pës. e NDÝJ.
✱Sin.: ndotem, fëlliqem, ndragem, purthem, përpurthem, qelbem, pëgëhem, përzhurgem, palandyhem, palavohem, pëlyrem, përdhosem, lerosem, zhulosem, laparosem, njollosem, laturisem, katranosem, zhytem, gërbulem, ajkosem, llackosem, llangosem, llagavitem, zgjyrosem, bëhem, vështiroset, neveritet, sklloçitem, pocaqisem, përmutem, trokohem, dhitem, lirohem, jashtëqit, përlyhem, prishet, djalloset.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë