Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trokitje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

COKAMË

COKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tingullidëgjohet kur cokatim; trokitje (në derë); cokatje.

COKATJE

COKÁTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Zhurmadëgjohet kur dikush cokatderë ose kur trokasim gotat, trokitje.
Sin.: trakullim, trakullitje, trokëllimë, trokëllitje, tokje, tringëllimë, çokitje.

GODIT

GODÍTI vep., ~A, ~UR 1. kal. I bie dikujt a diçkaje me dorë, me këmbë a me një send tjetër, qëlloj dikë; e rrah. E goditi me dorë (me grusht, me pëllëmbë). E goditi me këmbë (me shkelm). E goditi me gurë. E goditi me kamxhik. E goditifytyrë (në kokë). Godit fort (rëndë, lehtë).
2. usht., kal. Shtie a qëlloj me armë zjarri kundër dikujt a diçkaje; sulmoj dikë a diçka. Godit armikun. Godit me artileri. Godit aeroplanin me kundërajror.
3. sport., kal. I bie topit me forcë (me dorë, me këmbë ose me kokë) në një drejtimcaktuar. Godit topin. Godit me dorë (me këmbë, me kokë).
4. kal., kryes., vet. v III Prek diku a diçka me forcë, rreh diçka; i bie, e merr (plumbi etj.). Topi goditi shtyllën (në shtyllë). Plumbi e goditishpatull.
5. kal. Lëndoj a plagos një pjesëtrupit, duke e përplasur a duke e përpjekur pas diçkaje; vras. Goditi dorën (këmbën). Goditi kokën (ballin).
6. kal., vet. v. III E lë në vend, e vret; i bie rrufeja; i bie një sëmundje e rëndë dhe e papritur etj., e cila bën që të humbasë vetëdijen ose i shkakton vdekjen menjëherë. E goditi rrufeja. E goditi dielli. E goditi. bised. i ra pika; i ra damllaja. E goditizemër vdiq menjëherë nga zemra.
7. fig., kal. Qortoj rreptë dikë për gabimet e të metat e tij, për qëndrimin a sjelljen ë tij me qëllim që të ndreqet; vë në dukje me forcë gabimet e të metat për t’i zhdukur këto; kritikoj rëndë. Godit dembelët (parazitët, rrugaçët). Godit gabimet (dobësitë, veset). Godit pikëpamjet e gabuara (zakonet prapanike). Godit ashpër. E goditi pas shpine (prapa krahëve).
8. fig., kal. Dëmtoj rëndë a shkatërroj krejt dikë a diçka; i jap dërrmën, e shpartalloj. Godit sektorin privat. Godit pa mëshirë.
9. kal., vet. v. III E prek, e kap një e keqe, që i shkakton dëm të madh. E goditi thatësira. E goditi tërmeti. I goditi kriza ekonomike. E kanë goditur shumë fatkeqësi (të këqija).
10. kal. (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) prek thellëndjenja, më ther. goditizemër.
11. jokal., vet. v. III Rreh me një trokitje (për zemrën, për damarët, për tëmthat ose për një mekanizëm). Godet zemra. Goditin damarët (tëmthat).
12. bised., jokal., vet. v. III Bie (për orën e murit). Ora goditi dymbëdhjetë.
13. fig., jokal. E kam qëllimin diku, synoj diku, rrah. E di ku godet ai. Aty godet ajo fjalë. Godet larg ai me këto fjalë.
14. jokal., njëvet. Ndodh, rastis, qëllon. Goditvijë. Goditi që u ndodhashtëpi.
Sin.: godas, qëlloj, mëshoj, grushtoj, shpartalloj, flakëroj, vras, rrah, rastis, sulmoj, rastis, qëllon.
Godet (qëllon) *larg (dikush). Goditi (qëlloi) në *shenjë (dikush). goditi në *zemër (dikush a diçka).

GODITJE

GODÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur goditet dikush ose diçka. Goditja e objektivit. Goditja e veseve (e të metave, e zakoneve prapanike). Goditje me kokë (me dorë, me grusht, me këmbë). Goditje dënimi (sport.). Goditje këndi (sport.). Goditje me armë (me pushkë, me artileri). Goditje e përqendruar (në punë, në luftë) me forcashumta.
2. Grushti a pëllëmba që i japim dikujt; shkelmi që i japim dikujt kur e godasim a diçkaje kur e gjuajmë; ajopësojmë kur dikush a diçka na godet e na dëmton. Goditje e fortë (e fuqishme, e lehtë). Goditja nga dielli. Jap (marr) goditje.
3. usht. Sulm vendimtar e i befasishëm, që i jepet armikut me të gjitha forcat e me të gjitha mjetet ose me pjesën e tyre kryesore. Goditja kryesore (vendimtare, vdekjeprurëse). Goditjakrahë.
4. kryes. sh. Rrahjet e zemrës, të një mekanizmi etj.; zhurmadëgjohet kur goditim diçka me dorë, me çekiç etj.; trokitje. Goditjet e zemrës.
Sin.: gjuajtje, përplasje, kritikë, sulm, rrahje, qëllim.

METALTË

METÁLTË (i, e) mb. 1. është prej metali, metalik. Sende të metalta. Stoli e metaltë. Shufër e metaltë. Vegël krahu me një pjesëmetaltë. Shtylla të metalta. Urë e metaltë. Këmishë e metaltë.
2. Që ka shijeathët, të fortë dhepakëndshme, të ngjashme me metalin. Ende ia ndiente tabletës së hekurit shijen e metaltëgjuhë.
3.është i ngjashëm me tingullindel nga goditja e metalit, metalik. Qeshi me një zë të metaltë. Dëgjoi një trokitje (zhurmë) të metaltë.
Sin.: metalik, metalor, tingëllues, i kumbueshëm.

PJEKJE

PJÉKJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur takoj dikë a diçka ose kur takohem a piqem me dikë.
2. Takim, pikëpjekje. Kishte një pjekje me dikë.
Sin.: takim, pikëpjekje, trokitje, ndeshje, hasje, çikje, përputhje, ndeshë.

TRINGËLLIMË

TRINGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tingull i hollë e i kumbueshëmlëshon zilja kur tundet, sende kur rrokullisim, enët kur i godasim etj. Tringëllima e armëve. Tringëllima e çelësave (e lugëve). Tringëllimë zilesh.
2. Trokitje. U dëgjuan ca tringëllimaportë.

TROKITUR

TROKÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Trokitje. U dëgjua një e trokitur. U dëgjuan ca të trokitura rresht.

TROKËLLITJE

TROKËLLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Trokitje. Trokëllitjederë. Trokëllitje e rëndë. Trokëllitja e gotave.

ÇOKANISJE

ÇOKANÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çokanis diçka ose kur çokanisem. Dëgjohej zhurma e çokanisjes nga rruga.
Sin.: çokje, copëtim, grirje, skalitje, çekanisje, trokitje.

ÇOKATJE

ÇOKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çokas diçka ose kur çokatem. Çokatje mbas çokatjesh në katër anët.
Sin.: trokitje, çokanisje, çokitje, përpjekje, qukje, çukitje, shkundje.

ÇOKITJE

ÇOKÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çokit diçka apo kur çokitet. Çokitja e gotave. Çokitja e vezëve. Vazhdoi çokitjen e murit. Çokitja e bënlëvizëshpejt.
2. Tingulli kur trokasim ose kur përplasim diçka. Dëgjohen çokitjet. Nuk pushuan çokitjet në mur.
Sin.: çokatje, trokitje, çokanisje, çukitje, prashitje.

ÇUKULITJE

ÇUKULÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Çukitje.
2. Trokitje me sqep.
Sin.: çukitje, qukje, çokatje, çukatje, trokitje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.