Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trokale”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TROKAÇË

TROKÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Trokaçe. I vari dhisë trokaçën. Rrethi i trokaçës hallkë ku varet trokaça.
2. Lodër fëmijëshbën zhurmë; rraketake. I bleu djalit një trokaçë.
3. fig., keq. Grua llafazane.
Sin.: zile, trokaç, trokaçe, trokale, cingare, llafazane.

ÇOKALE

ÇOKÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile a këmborë e vogël për bagëti. Çokalja e pelës (e deles). Cjap me çokale. I vë çokale mushkës. Pelën shite, po çokalen ruaje. (fj. u.). Bjer ti moj çokale, bjer ti moj këmborë. (folk.)
Sin.: zile, këmborë, troke, trokale, çokane.

ÇOKANE

ÇOKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Këmborë e vogël e shtypur në të dyja anët. Çokania e dhenve. Çokanet e dhive. Tingëllimat e çokaneve. Nuk më lënë zilet e miadëgjoj çokanet e tua. (fj. u.) kam aq shumë telashe për vete, sa nuk kam mundësindihmoj një tjetër.
2. Çoku i portës, trakullore. Çokania e portës. I bie çokanes.
Sin.: këmborë, troke, trokale, çokale, çok, trakullore.
As *këmborë e as çokane shih as mish e as peshk.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.