Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
COKÁTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Zhurma që dëgjohet kur dikush cokat në derë ose kur trokasim gotat, trokitje.
✱Sin.: trakullim, trakullitje, trokëllimë, trokëllitje, tokje, tringëllimë, çokitje.
POTK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË Pllakë e hollë a copë prej metali, e punuar ose e kthyer si hark në madhësinë e thundrës së kafshëve, me të cilën mbathin kalin, mushkën etj.; nallçë. Shenjë (gjurmë) potkoi. I ra potkoi. E mbathi me potkonj. Trokëllimë potkonjsh. Gozhdë potkoi.
♦ I bie *gozhdës e potkoit (për diçka). I ranë potkonjtë (dikujt). 1. U plak e u dobësua, nuk është më për punë; s’është më i zoti për asgjë. 2. U lodh shumë dikush, u këput, s’ka më fuqi, s’bën dot asgjë. 3. U mund, u mposht. I bie *thumbit e potkoit (për diçka). I hodhi potkonjtë (dikush) keq. vdiq; shkoi me të shumtët; ia ktheu potkonjtë diellit; e bëri këmbën kobure. Ia hodhi potkonjtë në *erë (dikujt) përçm. Të heq (të vjedh) potkonjtë (dikush) është shumë i shkathët; ta bën diçka pa e ndier fare, ta hedh pa e kuptuar; të zhvat; të vjedh hundën midis (në mes) syve; të vjedh vezët nën klloçkë. I ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; mbaroi; mbylli sytë; perëndoi (fali) sytë; e ndjeu Perëndia (dikë); e ktheu barkun nga dielli; i ktheu sytë nga qielli; iu shuan (iu fikën) sytë (dikujt); zbardhi sytë mospërf. I la potkonjtë (dikush). 1. përçm. shih i ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush). 2. Ia hodhi dikujt, i shpëtoi fshehtas dhe ai nuk i bëri dot më gjë; iku pa e kapur njeri; i la pendët (në dorë); i la puplat (në dorë). Mbath *pleshtin me potkonj (dikush). Ia mbathi potkonjtë (dikujt) mospërf. e dënoi si e meritonte, e trajtoi sipas bëmave të tij; i tregoi vendin; ia tregoi qejfin. Njëri i bie *gozhdës (thumbit) e tjetri potkoit. Për një thumb (për një *gozhdë) shkoi potkoi. (E njoh) në *thumb e në potkua (diçka). Në vend që t’i bjerë *gozhdës (thumbit) i bie potkoit (dikush).
TAKTÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET kryes. sh. Trokëllimë e derës. U dëgjuan taktake.
TROKÁM/Ë,~A f. Trokëllimë, trok. Trokama e patkonjve.
TRÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Zile bagëtish, e vogël dhe shpatuke; këmborë e vogël. Trokja e deles (e ftujakut). I var troken. Dëgjohen troket.
2. fig. Njeri i matufepsur. Është bërë për troke (dikush) (mospërf.) është bërë si kafshë, është bërë për t'i varur një këmborë.
3. Trokitje, e trokitur, trokëllimë. U dëgjuan troke të forta.
4. kryes. sh. Zhurmë ritmike e rrahjeve të zemrës, të rrahura, goditje. Troket e zemrës.
✱Sin.: zile, zilkë, cingare, këmborë, trokitje, trokëllimë, zhurmë, goditje.
♦ Njëri i bie trokes e tjetri këmborës shih njëri i bie gozhdës e tjetri potkoit.
TROKÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur trokas, zakonisht me gisht, për të lajmëruar se dua të hyj brenda ose që dikush duhet të ma hapë derën; goditje e diçkaje, zakonisht me gisht, çok etj. Trokitje në derë.
2. Tingull a zhurmë që del kur trokasim; trokëllimë, trokëllitje, çokitje. Trokitje e lehtë (e fortë). Trokitje e duarve duartrokitje.
3. Rrahje. Trokitjet e zemrës.
4. Çokitje, cakëllim. Trokitja e gotave gjatë dollisë.
5. fig. Afrim në kohë, arritje, ardhje, vigjilje, pragu i diçkaje që po afron. Trokitja e Vitit të Ri.
✱Sin.: goditje, takllim, trakullim, trakullitje, trokëllimë, trokëllitje, tokje, tringëllimë, çokitje, takllimë, trakullimë, përpjekje, pjekje, përplasje, goditje, takim, cakëllim, rrahje, arritje, ardhje, vigjilje, prag.
TROKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Trokëllimë, zhurmë. Dëgjohej trokullimi i hapave mbi asfalt.
TROKËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë që shkaktohet kur godasim diçka, kur kërcet një send ose kur përplaset me diçka tjetër. Trokëllima e derës. Trokëllima e zileve. Trokëllima e gotave. Trokëllima e rrotave. U dëgjua një trokëllimë në dritare.
2. Zhurmë e patkonjve të kalit në të ecur; zhurmë e hapave në dysheme, në rrugë etj.; trok. Trokëllima e patkonjve. Trokëllima e kuajve. Trokëllima e këpucëve (e takave). Trokëllimë hapash.
VIZGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tingëllimë. Vizgëllima e ziles. Vizgëllima e zërit. Lëshoi një vizgëllimë kumbuese.
✱Sin.: tingëllimë, trokëllimë, kumbim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë