Fjalori

Rezultate në përkufizime për “triumfoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FITOJ

FIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxjerrardhura nga një punëkryej; siguroj fitime. Fitonte para. Fitonin bukën e gojës. Fitonte shumë.
2. Kam përfitim, nxjerr fryte, përfitoj. Fitoi shumë nga ajo punë.
3. kal. dhe jokal. Arrij a siguroj diçka, duke luftuar ose duke punuar me këmbëngulje e me përpjekjemëdha; dal fitimtar, arrij fitore; kund. humb. Fitoj ndeshjen (kampionatin). Fitoj me të madhe. Fitoj me lehtësi. Fitoj me shumicë votash.
4. Përvetësoj diçka që më duhet ose që e dëshiroj; i siguroj vetes diçkamirë e të vlefshme; kund. humb, humbas. Fitoj një profesion (një zanat). Fitoj njohuri (dije, shprehi, përvojë). Fitoj kohë.
5. Bëj që të tjerët të më vlerësojnë e të më trajtojnë në një mënyrëcaktuar; siguroj. Fitoi famë. Fitoi autoritetmadh. Fitoj dashurinë (nderimin, besimin).
6. E tërheq dikëanën time, e bëj për vete. Fitoi shumë miq me veprimet e saj.
7. Nxjerr a prodhoj diçka, përftoj. Fitoi një produkt tjetër.
8. bised. Pësoj diçkakeqe e të dëmshme a diçkapapëlqyeshme; marr, ha. Fitoi një të ftohur. E fitoi një të sharë pa pasur nevojë.
Sin.: marr, siguroj, nxjerr, përfitoj, qit, përftoj, ngadhënjej, triumfoj, marr, ha.
Fitoj flamurin dal i pari; korr fitore. Fitoi kush fitoi ata që punuan me kohë e me mend dolënfituar, të tjerët s’patën ndonjëmirë. Fitoi *pikë (dikush) libr. Fiton *terren (diçka) libr. Fiton *tokë (truall) (diçka). fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) *zemrën (dikush).

NGADHËNJEJ

NGADHËNJ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER lart., jokal. 1. Thyej çdo qëndresë dhe dal fitimtar mbi dikë a mbi diçka; arrij një fitoreplotë mbi dikë a mbi diçka. Ngadhënjyen mbi armikun (mbi pushtuesin).
2. kal. E vë dikë a diçka nën pushtetin tim, bëj për vete, mposht; pushtoj. Ngadhënjeu masat e gjeralexuesve.
Sin.: fitoj, triumfoj, mposht, pushtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.