Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGADHËNJIMTÁR,~E mb., lart. 1. Që ka arritur fitore të plotë; që del gjithmonë fitimtar, i pathyeshëm; që kryhet me sukses të plotë e të gjithanshëm, që çan përpara me fitore, i pandalshëm. Betejë (luftë) ngadhënjimtare. Flamur ngadhënjimtar. Marshimi ngadhënjimtar romak.
2. Që shpreh fitoren e plotë, krenar. Me pamje ngadhënjimtare. Mesazh ngadhënjimtar. Shpirt ngadhënjimtar.
✱Sin.: triumfues, fitimtar, fitues, triumfal, ngadhënjyes, i shënuar, pushtues, i pathyeshëm, i pandalshëm, krenar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë