Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FITÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përfundimi ngadhënjimtar i një lufte, i një beteje, i një gare etj., që arrihet me përpjekje e me këmbëngulje të madhe, duke kaluar vështirësi e pengesa; kund. humbje. Fitore e madhe (e rëndësishme, historike). Kthehem me fitore. Fitore e merituar (e lehtë). Fitore e thellë. sport. Rruga e fitores. Goli i fitores (sport.). Përfundon me fitore.
✱Sin.: triumf, fitim, ngadhënjim.
♦ Korr fitore, kthehem me fitore triumfoj, ngadhënjej. Fitore si e Pirros fitore me humbje shumë të mëdha.
NGADHËNJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET lart. 1. Veprimi kur ngadhënjej mbi dikë. Ngadhënjimi mbi armikun. Ngadhënjimi mbi forcat e natyrës (mbi vdekjen).
2. Fitore e madhe dhe e plotë. Dita e ngadhënjimit ndaj fashizmit. Ngadhënjimi i së mirës mbi të keqen. Ecën me ngadhënjim.
✱Sin.: fitore, triumf, mposhtje.
TRIÚMF,~I m., lart. 1. Sukses madhështor ushtarak; fitore e shkëlqyer në një betejë të madhe a në një garë; fitore e plotë e me lavdi; ngadhënjim; kund. thyerje, dështim, kapitullim. Triumfi i demokracisë. Triumfi i së vërtetës. Triumfi mbi armikun.
2. Gëzim i fitores; pritje madhështore që u bëhet fitimtarëve. Thirrje triumfi. U kthyen (u pritën) me triumf.
TRIUMFALÍSHT ndajf., lart. 1. Me fitore të plotë, me triumf; ngadhënjimisht. Hyri triumfalisht. U kthyen triumfalisht.
2. Në mënyrë triumfuese, me madhështi. Marshon (ecën, parakalon) triumfalisht. U prit triumfalisht. Thirri triumfalisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë