Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRÍSKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Filiz i ri, që del në pranverë nga rrënjët e bimëve ose në trungun e drurëve; bisk, lastar. Ka lëshuar triskuj. Triskull i hollë. Triskulli i fikut.
2. Diçka e imët, e hollë dhe me majë; copëz. Triskull sapuni. U harxhua sapuni, mbeti vetëm një triskull.
3. Rriskë, thelë, fetë. Triskull buke, Preu proshutën në triskuj.
4. Rrasë petë, pllakë4, fiçor1. Luanin me triskuj.
TRÍSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT hist., ek. 1. Fletë e vogël, e ndarë në lata, ku shënohej sasia e ushqimeve, e lëndëve për ngrohje, e artikujve të veshmbathjes etj., që merrte një njeri a familja (në sistemin e shpërndarjes me normë të caktuar); tallon. Triska e bukës (e ushqimeve). Triska e druve. Triskë vajguri. Merrnin (bukë, veshmbathje) me triskë. S'ka më triska.
2. vjet. Dokument për anëtarësinë në një parti, në një organizatë ose për lidhjen me një detyrë; teserë. Triskë partie. Triskë studenti.
3. vjet. Copë dërrase.
✱Sin.: tallon, teserë, kartë, dërrasë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë