Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
OFSHÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rënkim i thellë; psherëtimë që nxjerrim kur kemi një dhimbje a një vuajtje të madhe shpirtërore; dhimbje a vuajtje e thellë shpirtërore. Ofshamë e thellë (e fortë). Ofshamë dëshpërimi (malli). Në mes të ofshamave. Lëshoi (nxori) një ofshamë. Ishte një e qarë me ofshamë. E shoqëron me një ofshamë të trishtë.
2. Mallkimi i një njeriu, të cilit i kanë bërë keq, nëmë. Ofshama e nënës. E zëntë ofshama e saj! I lëshoi një ofshamë të rëndë sikur ta kishte armik të betuar.
✱ Sin.: psherëtimë, rënkim, rënkimë, mallkim, nëmë.
ÇMJEGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq vesën e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. mjegulloj. Fryrësja i çmjegulloi xhamat. Nuk i çmjegullon dot xhamat nga shiu jashtë.
2. fig. Kthjelloj diçka të turbullt, e ndriçoj. Çmjegullon fjalën. Për të çmjegulluar klimën e trishtë. Kjo nismë e saj ndihmon për të çmjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë.
✱ Sin.: kthjelloj, kthjelltësoj, qartësoj, pastroj, ndriçoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë