Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRINGËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË 1. jokal., vet. v. III Bën tring, lëshon një tingull të hollë si ai i ziles, i monedhave, i enëve të porcelanit, i xhamave etj., tingëlloj, tringëlloj. Tringëllin zilja. Tringëllinin zinxhirët. Tringëllinin shpatat. Tringëllijnë xhamat. Më tringëllin veshi. I ranë monedhat mbi dysheme dhe tringëllinë.
2. kal. I bie një sendi a përplas lehtas dy sende që të lëshojnë një tingull; trokas; çokas. Tringëllinë gotat.
✱Sin.: tingëlloj, vringëlloj, trokas, çokas, kërcëlloj, cakëlloj.
TROK/ÁS jovep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. jokal. I bie derës, dritares etj., zakonisht me gisht, për të lajmëruar se dua të hyj brenda ose që dikush duhet të ma hapë. Trokiti në derë (në dritare). Trokas me dorë (me gisht). Trokas fort (lehtë, ngadalë). Trokit, pa hyr! Hyr pa trokitur.
2. kal. Përpjek lehtë gishtin, dorën a diçka tjetër pas një sendi të fortë; përplas; godas. Trokiste gishtat në tryezë. Trokasim gotat. Trokitën duart. Trokas duart duartrokas.
3. jokal., vet. v. III Nxjerr një tingull a një zë të prerë kur goditet; lëshon një zë a një zhurmë, tingëllon. Troket porta. Trokasin lugët (enët). Trokiste makina e shkrimit.
4. jokal., vet. v. III Rreh. Më troket zemra fort. Më trokasin tëmthat.
5. fig., jokal., vet. v. III Vjen më afër në kohë, është te pragu, mbetet pak kohë përpara fillimit ose përfundimit të diçkaje, afron; arrin. Dimri erdhi, po troket. Viti i Ri po troket. Pranvera ende s’ka trokitur.
6. fig., jokal., vet. v. III Tingëllon. Më trokasin në kokë disa vargje të Çajupit. Më troket në vesh.
7. fig., kal. Ia them copë, ia përplas, ia numëroj një më një. Ia trokiti të gjitha.
✱Sin.: taklloj, trakulloj, trakullij, trakullit, trokëllij, trokëllit (trokëllis), tok, tringëlloj, tringëllij, çokat (çokas), çokanis, përpjek, pjek, përplas, godas, takoj, cakërroj, çokanis, cakëlloj, kërcëlloj, afron, arrin, rreh.
♦ Po troket në *derë (diçka). I trokas në *derë (dikujt a diçkaje). Troket në *derë (në portë) të hapur (dikush). Troket në *derën (në portën) e shurdhit (dikush). Po troket në *portë (diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë