Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GUXIMDHËNËS,~E mb. Që të jep guxim, që të bën trim.
✱Sin.: trimërues, zemërdhënës.
NXÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shtyn dikë me fjalë a me veprime për të bërë diçka, ai që nxit të bëhet diçka, shtytës. Nxitësit e protestës (e dhunës). Nxitësit e luftës luftënxitësit. Zbuloi nxitësit e krimit (e vrasjes).
2. Diçka që shërben për t’i shtuar vrullin a fuqinë një veprimtarie a një dukurie. Nxitës i fuqishëm. Nxitës moral (material).
3. fiziol. Lëndë ose mjet që e ngre veprimtarinë e sistemit nervor ose të një organi; kund. qetësues. Vepron si nxitës. Dhimbja lind nga veprimi i nxitësve të ndryshëm në inde.
✱Sin.: cytës, shtiakeq, shpues, trimërues, ndërsyes, gërgasës, shtytës, tundues, joshës, gjallërues, aktivizues.
PËRKRÁHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbron e ndihmon dikë në rrethana të ndryshme, i gjendet pranë kur ka nevojë ose kur është në gjendje të vështirë, ai që i bëhet krah dikujt
2. Ai që mban anën e dikujt, e mbështet, bëhet me të dhe i del krah. Kishin shumë përkrahës.
3. Ai që mbështet e përkrah mendimin, pikëpamjet, veprimet etj. të dikujt; ithtar, pasues; kund. kundërshtar; kundërshtues. Përkrahës i flaktë (i zjarrtë, i vendosur). Përkrahës i vendosur i të drejtave të njeriut.
✱Sin.: mbrojtës, mbështetës, partizan, ithtar, nxënës, pasues, trimërues.
TRIMËRÚES,~E mb., libr. Që të trimëron, që të jep zemër e guxim, që të nxit e të mbush me besim; zemërdhënës, guximdhënës. Qëndrim trimërues. Fjalë trimëruese.
ZEMËRDHËNËS,~E mb. 1. Që të jep guxim, që të jep zemër, guximdhënës, trimërues. Vështrim (gjest, zë) zemërdhënës. Sjellje zemërdhënëse. Fjalë zemërdhënëse. E ardhme zemërdhënëse. Prania zemërdhënëse e shoqeve. U përpoqa t’u thosha diçka zemërdhënëse. U dërgonte mesazhe (informacione) zemërdhënëse.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zemërdhënës i përhershëm. Zemërdhënëse bujare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë