Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INKURAJÚAR (i, e) mb. 1. Që ka marrë zemër e guxim; i trimëruar e i mbushur me besim; i gjallëruar. Dukej i inkurajuar.
2. I nxitur; i përkrahur. E ndiente veten të inkurajuar.
✱Sin.: i nxitur, i përkrahur.
KÚJ/Ë,~A f. Klithmë e fortë vajtuese; ulërimë. Qan me kujë.
✱Sin.: ulërimë, klithmë.
♦ Me kujë e me bujë keq. me zhurmë të madhe, duke u trimëruar; me bujë e me pohe. Vë kujën (dikush) nxehet e bërtet shumë; ulërin; bën shumë zhurmë për diçka; habitet e shqetësohet shumë për diçka të keqe dhe të papritur; vë ulërimën; vë duart në kokë; jep (vë) alarmin; bën namin.
PÓRDH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gaz i barkut me erë të keqe, që i del njeriut a kafshës me zhurmë nga poshtë. Pordhë e madhe gris brekët e reja. (fj. u.).
2. kryes. sh., fig., bised. Fjalë të kota, pallavra, gjepura; punë boshe. Shet (grin) pordhë ai. Nuk i dëgjon njeri pordhët e tij. S’mbahet shtëpia me pordhë. (fj. u.). Nuk skuqen vezët me pordhë. (fj. u.). Ca me kordhë, ca me pordhë. (fj. u.). Kalaja s’mbahet me pordhë, po me dyfek e me kordhë. (fj. u.).
✱Sin.: gazra, pallavra, dëngla, gjepura dokrra.
♦ Ia bëri mendjen pordhë (dikujt) bised. vulg. e turbulloi, e hutoi fare; e trullosi sa s’është në gjendje të kuptojë a të gjykojë; ia bëri mendjen çorbë; ia prishi mendjen; ia mori mendtë. I ka pordhët si të ujkut (dikush) bised. tall. vulg. shih shet pordhë (dikush) bised. tall. vulg. Pesë pordhë një grosh bised. vulg. gjepura, fjalë të kota (për diçka që edhe nuk ka vlerë); diçka me të cilën s’e vlen të merresh ose të cilën s’e vlen ta besosh, diçka fare e kotë. Pordhë me gresë bised. iron. vulg. fjalë a kërkesa të kota, pa vlerë, që s’duhet t’ua vësh veshin; gjepura, broçkulla. Pordhë me rigon bised. iron. vulg. shih pordhë me gresë bised. iron. vulg. Pordhë shakulli bised. iron. vulg. diçka edhe e keqe, edhe e rreme, diçka që s’e merr dot për gjë; dikush që i ngjan diçkaje të tillë. I pret pordha më shumë se kordha (dikujt) bised. tall. vulg. bën zhurmë e bujë të madhe, duke u trimëruar a duke u mburrur, për të arritur diçka, kur në të vërtetë nuk është as i zoti e as trim. Sillet (endet, vërtitet, vjen vërdallë) si pordha nëpër brekë (dikush) bised. tall. vulg. sillet vërdallë pa punë a pa ndonjë qëllim, sorollatet kot; nuk bën asnjë punë; të mërzit duke ardhur vërdallë. Shet pordhë (dikush) bised. tall. vulg. thotë gjepura; mburret kot, është mburravec i madh; shet mend; shet të trasha; shet dëngla.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë