Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trikul”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SFURK

SFUR/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Vegël bujqësore prej druri a prej hekuri, me dy deri katër dhëmbëgjatë dhe me bisht druri, që përdoret për të mbledhur a për të ngritur barin, ferrat, plehun etj. Sfurk druri. Punonte me sfurk me tre dhëmbë. Ngarkojnë barin me sfurqe. E ngriti me sfurk. I nguli sfurkun. Mori një sfurk bar.
2. krahin. Pirun.
Sin.: tërfurk, tredhëmbësh, trikul, ferrok, grremç, furkë.

TËRFURK

TËRFÚR/K, ~KU m. sh. ~Q, ~QIT Sfurk, zakonisht prej druri, që përdoret për të mbledhur bar a ferra; sfurk, trikul. Dhëmbët (rrembat) e tërfurkut. Tërfurk ferrash sfurk me dy rremba. Tërfurk sane sfurk me tre a katër rremba. Fjala e besa si tërfurku e kmesa. (fj. u.)mbahen gjithnjë, të mos ndahen, ashtu si bujku i mirëmban gjithnjë sfurkun dhe kmesën. Mos u bëj gjithnjë grabujë, bëhu nganjëherë edhe tërfurk. (fj. u.) mos mendo gjithnjëmarrësh, por edhejapësh nganjëherë.
Sin.: sfurk, trikul.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.