Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TËRBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. veter., mjek. Sëmundje e rëndë e kafshëve dhe e njerëzve që ngjitet me anë të kafshimit nga kafsha e sëmurë si ujku, qeni, dhelpra, macja, ndonjëherë edhe nga lakuriqi i natës, që sjell tkurrje të forta të muskujve e paralizë dhe që shkakton ngordhjen e kafshës ose vdekjen e njeriut të sëmurë. Mikrobi i tërbimit. Vaksina kundër tërbimit. E zuri tërbimi. Vdiq nga tërbimi.
2. Zemërim shumë i madh e i papërmbajtshëm. Foli (u përgjigj) me tërbim.
3. fig. Vrull i papërmbajtur, furi; shpejtësi e madhe, rrëmbim. Luftuan me tërbim. Sulmoi me tërbim. Era frynte me tërbim.
✱Sin.: çmendje, lajthitje, trenim, marrosje, xhindosje, harbim, shfrenim, zemërim, egërsim, furi, vrull, rrëmbim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë