Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASHKOQÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shkoqitshëm; që nuk mund të shkoqitet; kund. i shkoqitshëm. Zemërim i pashkoqitshëm. Trend i pashkoqitshëm. Nuk janë të pashkoqitshëm nga njëri-tjetri.
PASHPJEGÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i shpjeguar; që nuk është shpjeguar; kund. i shpjeguar. Paraqitje e imët, por e pashpjeguar.
2. I pashpjegueshëm. Trend (fenomen) i pashpjeguar.
TENDÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet, në mendimet e në pikëpamjet e tij. Tendenca politike (konservatore, intelektualiste, shoviniste, altruiste, lokaliste, reaksionare, përparimtare). Ka tendencë ka prirje. Çmimet kanë tendencë rritjeje. Tendencë e përgjithshme prirje e përgjithshme. Me tendencë qëllimisht, me dashakeqësi. Pyet me tendencë.
2. Prirje e evolucionit të diçkaje; drejtim që merr diçka gjatë lëvizjes ose gjatë zhvillimit; synim, kah, drejtim. Tendenca e zhvillimit. Tendenca rehatie (vetëkënaqësie). Tendenca e modës. Tendencat e muzikës (e letërsisë) bashkëkohore.
3. art. Përfundim, ku autori i një vepre artistike, sipas gjendjes klasore dhe ideologjisë së tij, synon të të shpjerë me anë të tablove të jetës e të karaktereve të paraqitura në këtë vepër. Tendencë përparimtare. Çdo veprim është bërë me tendencë.
✱Sin.: drejtim, kah, krah, prirje, trend, synim, përfundim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë