Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRÍK/Ë,~A f. 1. Ndjenjë shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt a përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie etj. Të kallte frikën. Ka frikë. I hyri frika. I doli frika. S’ka frikë nga vdekja.
2. Dyshim, pasiguri. Ka frikë a e bën dot. Është frikë se mos bjerë breshër.
✱Sin.: tutë, tutkë, trembë, drojë, tuturak, vrevë, druajtje, merak, dyshim, pasiguri.
♦ Ka frikë nga *hija e vet (dikush). I ka hyrë frika në *palcë (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë