Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJEHSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Aparat i posaçëm që shërben për të matur a për të shënuar sasinë e energjisë elektrike, të ujit a të gazit që është harxhuar ose shpejtësinë e një makine, numrin e lëvizjeve të një mekanizmi etj.; llogaritës. Njehsor trefazor. Njehsor i energjisë elektrike. Njehsori i ujit (i gazit, i benzinës). Njehsori i shpejtësisë së makinës. Lexoj njehsorin.
✱Sin.: numërator, matës, sahat.
QAR/K,~KUIV m. sh. ~QE, ~QET fiz. 1. Varg përcjellësish nëpër të cilët kalon rryma elektrike nga një anë e burimit dhe kthehet në anën tjetër. Qark elektrik. Mbyll qarkun.
2. Pjesë e parë e mërtimeve të pathjeshta për disa lloje të këtyre vagjeve përcjellësish elektrikë. Qark elektrik sistem i përbërë nga elemente elektrike, të lidhura në mënyrë që të krijojnë një rrugë të mbyllur për rrymën elektrike. Qark i brendshëm pjesa e qarkut që ndodhet brenda burimit të energjisë elektrike. Qark i jashtëm pjesa e qarkut që përfshin përçuesit dhe pajisjet e lidhura jashtë burimit (llamba, rezistorë, motorë). Qark integral një çip gjysmëpërçues ku elementet elektronike janë të integruara për të kryer funksione komplekse, i përdorur gjerësisht në kompjuter dhe në pajisje elektronike. Qark njëfazor një sistem elektrik ku rryma furnizohet përmes një faze dhe një neutrali, që përdoret zakonisht për ndriçim dhe pajisje shtëpiake. Qark trefazor një sistem elektrik ku rryma furnizohet përmes tre fazave të zhvendosura 120°, që përdoret për motorë, për pajisje industriale dhe për transmetim efikas të energjisë. Qark i stampuar një pllakë elektronike ku elementet lidhen me gjurmë përçueshme, e përdorur në kompjuter dhe në pajisje elektronike. Qark i shkurtër shkurtim i parregullt i rrugës së rrymës elektrike në një varg përcjellësish e pajisjesh elektrike. Qark periferik pjesa e qarkut elektrik që ndodhet jashtë burimit të energjisë dhe përfshin pajisjet e lidhura me të, si llamba, motorë apo rezistorë.
TRE- (TRI-) fjalëform. Pjesë e parë e disa numërorëve të përngjitur dhe e disa fjalëve të përbëra, me kuptimin “tre (tri)”; “me tre (tri)...”, “që ka tre (tri)...” (p.sh. tredhëmbësh që ka tre dhëmbë; po ashtu: tridhjetë, trefazor (fiz.), trefletësh, trembëdhjetë, tremuajsh, tremujor, trepalësh, treqind, trerrokësh, trevjeçar, trevjetor etj.).
♦ Bën dy *pendë me tre qe (dikush) iron. Më bëjnë sytë tre e tre nuk shoh mirë, nuk i dalloj gjërat qartë, më dyzohen pamjet (zakonisht nga një sëmundje a nga një shqetësim i madh); më bëjnë sytë katër. Do (kërkon) *zgjedhën me tre qe (dikush) tall. Është me tri *vidha (dikush) mospërf. Tre *pëllëmbë burrë keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë