Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tredhës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHUL

SHUL,~I m. sh. ~A, ~AT; ~E, ~ET 1. Dru i drejtë e i gjatë, pa degë, që përdoret për punëndryshme, hu i gjatë; shular. Shul i fortë (i gjatë). Shul mullari strumbullar. Shul tende. Shul gardhi.
2. Dru i trashë e i fortë dhe i lëvizshëm, që shërben për të mbyllur derën nga brenda ose një kanatdritares, të dollapit etj.; lloz, reze. Shul druri (hekuri). Shul çeliku. Derë me shul (pa shul). Shuli lëvizte para e prapa. I vë (i heq) shulin derës. E mbyll me shul. E kishte lënë derën pa shul.
3. Secili prej dy drurëverrumbullakëttezgjahut; derven. Shuli i përparmë (i prapmë). Shulat e vegjës. Shuli i pëlhurës.
4. tek. Vegël e një armemerr fishekun për në fole dhe ka gjilpërën për të goditur kapsollën. Shuli i armës (i automatikut, i mitralozit). Hap (mbyll) shulin.
5. bised. Direk. Shuli i anijes. Shuli kryesor.
6. Trari i mesitçatinë e shtëpisë, mbicilin mbështeten baballëkët. Shul pishe.
7. Vegëlshërben për të tredhur demat, cjeptë etj.; tredhës. I vuri shulin.
8. krahin. Vig. E sollën me shul. Shul druri.
9. Dru me të cilin rrihen kallinjtë e misrit për t’i shkoqur. Shkoq misrin me shul. Shuli i misrit.
10. fig., bised. Ai që është me trupshëndoshë e të ngjeshur; shulak, rrapashyt. Ishte si shul.
11. fig., bised. Ai që është me trup tepërgjatë; stërhell, zdap. Ç’ishte gjithë ai shul?!
Sin.: hu, shular, shularkë, shulicë, lloz, reze, direk, tredhës, vig, shulak, rrapashyt, stërhell, zdap, llajkë, llozkar, mandall, navig, ngujore, pallangë, pallë, panxhë, drang, derven.
Hyri shul e doli lloz (shkoi shul e erdhi lloz) (dikush) tall. nuk mësoi asgjë, s’përfitoi fare nga një mësim a nga një pësim, nuk mori asgjë nga një përvojë; mbeti i pagdhendur e i paditur siç ishte; si hyri doli; si vajti erdhi. I mbyll dymbëdhjetë *dyer me një shul (dikush). *Pushkë pa shul mospërf. I vuri shulin. 1. (dikujt) Ia hoqi fuqinë a mundësinë për të bërë diçka, duke e detyruar a duke e shtrënguar që të mos veprojë, e bëripafuqishëm. 2. (diçkaje) E mbylli përfundimisht, i dha fund; i vuri llozin; i vuri kapak (kapakun).

TREDHAÇ

TREDHÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Tredhës2.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.