Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SFUR/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Vegël bujqësore prej druri a prej hekuri, me dy deri katër dhëmbë të gjatë dhe me bisht druri, që përdoret për të mbledhur a për të ngritur barin, ferrat, plehun etj. Sfurk druri. Punonte me sfurk me tre dhëmbë. Ngarkojnë barin me sfurqe. E ngriti me sfurk. I nguli sfurkun. Mori një sfurk bar.
2. krahin. Pirun.
✱Sin.: tërfurk, tredhëmbësh, trikul, ferrok, grremç, furkë.
TRE- (TRI-) fjalëform. Pjesë e parë e disa numërorëve të përngjitur dhe e disa fjalëve të përbëra, me kuptimin “tre (tri)”; “me tre (tri)...”, “që ka tre (tri)...” (p.sh. tredhëmbësh që ka tre dhëmbë; po ashtu: tridhjetë, trefazor (fiz.), trefletësh, trembëdhjetë, tremuajsh, tremujor, trepalësh, treqind, trerrokësh, trevjeçar, trevjetor etj.).
♦ Bën dy *pendë me tre qe (dikush) iron. Më bëjnë sytë tre e tre nuk shoh mirë, nuk i dalloj gjërat qartë, më dyzohen pamjet (zakonisht nga një sëmundje a nga një shqetësim i madh); më bëjnë sytë katër. Do (kërkon) *zgjedhën me tre qe (dikush) tall. Është me tri *vidha (dikush) mospërf. Tre *pëllëmbë burrë keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë