Fjalori

Rezultate në përkufizime për “traumë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PLAGË

PLÁG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vendtrup i çarë, i prerë a i shpuar me plumb, me thikë ose me ndonjë send tjetër; vend i vrarë nga një goditje e fortë; vend i operuar që nuk është mbyllur ende; vend i infektuar a i qelbëzuar. Plagë e rëndë (e lehtë). Plagë e hapur (e gjallë) plagë që nuk është mbyllur. Plagë e mbyllur (e përtharë). Plagë plumbi. Shenjë plage. Lidh (mjekoj) plagën. U shërua (u mbyll, vuri kore) plaga. I rrjedh plaga. Iu acarua plaga. I dhemb plaga. Plaga shërohet, po fjala e hidhur s’harrohet. (fj. u.). Plaga e ligë (veter.) plasja e gjësëgjallë. Tërfil plagësh (bot.) luleleshe. Më zi plaga e gjuhës se plaga e pushkës. (fj. u.).
2. E prerë a e çarëtrungun e një bime; vendi i dëmtuar në një bimë, që shkaktohet nga goditja me diçkafortë. Plagët e trungut (e rrënjës). Iu mbyll plaga qershisë. Nga plaga e breut derdhet rrëshira erëmirë. (fj. u.).
3. fig. Dhembje e madhe shpirtërore, brengë; diçka që të lëndon zemrën, të pikëllon a të shkakton vuajtje; vuajtje e thellë. Plagë e vjetër. Ia hapi (ia lëndoi, ia ngacmoi, ia trazoi, ia cingërisi) plagën dikujt. Më ka mbetur plagë. Ia la plagëzemër. E prekuplagë. Dhembjet bëhen plagë e plagët zënë kore. (fj. u.).
4. fig. Diçka e keqe, nga e cila vuan tërë shoqëria, e keqe shoqërorezgjat e mezi zhduket. Plagë shoqërore. Plagë shekullore (e pashërueshme). Plaga e emigrimit.
5. si mb. I plagosur, me plagë; si plagë. E ka kurrizin plagë. I kishte këmbët plagë. Ia bëri trupin plagë.
Sin.: varrë, plagomë, lavomë, e vrarë, zdrëmë, brengë, vragë, çarje, prerje, e prerë, e çarë, shembje, e shpuar, vurratë, dëmtim, traumë, dhembje, pikëllim, vuajtje, fatkeqësi.
M’u plagë (plaçkë) në sy (dikush a diçka) nuk mund ta shikoj dot, nuk e duroj dot; e kam halë në sy. M’u plagë (lungë) në zemër (në shpirt) u brengosa shumë; u preka thellë; m’u zemra (shpirti) plagë. M’u zemra plagë vuaj shumë, jam vrarë shpirtërisht nga një humbje, nga një fatkeqësi etj.; më vjen shumë keq; m’u zemra (shpirti) copë; m’u plagë (lungë) (në zemër); e kam zemrën plagë; m’u zemra shpellë. Ma bëri zemrën plagë (dikush a diçka) shih ma plagosi zemrën (dikush a diçka). I gërvishti (i ngacmoi) plagën (dikujt) i kujtoi dikujt një fatkeqësi a një ngjarjehidhur, që ai e kishte fashitur; e ngacmoi aty ku i dhemb e s’duron, e prekudiçka që e shqetëson; e prekuplagë (dikë); ia lëndoi plagën; i ngacmoi dregëzën. I hap plagën (dikujt) e lëndoj duke i kujtuar diçkahidhur, që e ka vuajturparë dheështë fashitur disi; i çel jakikeqe; kund. i mbyll plagën. Është *melhem për plagë (dikush). E kam plagë (në zemër) (diçka) më ka shqetësuar shumë, më ka hidhëruar shumë dhe e kujtoj gjithnjë, më ka lënë një mbresëthellë e nuk e harroj kurrë (një humbje, një fatkeqësi etj.); m’u zemra plagë (nga diçka); e kam dregëzzemër; e kam peng (në zemër); e kam thikëzemër; e kam gozhdëzemër; e kam pikëzemër; nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga mendja. E kam zemrën plagë kam pësuar një tronditjethellë shpirtërore nga diçka që më bënvuaj, jam shumë i brengosur e i pikëlluar; m’u zemra plagë; e kam zemrën (shpirtin) të vrarë; e kam zemrën pleh. Ia lehtësoi plagën (dikujt) ia zbuti dhembjen shpirtërore, ia lehtësoi vuajtjet; e qetësoi, e ngushëlloi. Ia la plagëzemër (në shpirt) (dikujt) e bëri dikëketë një dhembje shpirtërore a brengëmadhe, e bërivuajë thellë e për një kohëgjatë. Ia lëndoi plagën (plagët) (dikujt) ia shtoi brengën a dhembjen shpirtërore, duke i kujtuar fatkeqësinë që i ka rënë, e preku dikë atje ku i dhemb; i gërvishti (i ngacmoi) plagën. Lëpijnë plagët (çibanët) (e njëri-tjetrit) keq. mbulojnëmetat a fajet e njëri-tjetrit, mbrojnë a qetësojnë njëri-tjetrin. Mori një plagë (të rëndë) (dikush) pësoi një fatkeqësirëndë dhe ka një brengëmadhe a një vuajtje shpirtërorethellë, u plagos rëndë shpirtërisht nga një ngjarje e hidhur. mbeti plagëzemër (në shpirt) (diçka) më la mbresëthellëshpirt, më pikëlloi a më bërivuaj, jam i plagosur rëndë shpirtërisht; e kam brengë (në zemër). I mbyll plagën (dikujt) e qetësoj, duke ia zbutur pasojat e këqija ose të rënda, ia përmirësoj gjendjen; e bëjharrojë një fatkeqësi; ia fashit një dhembje shpirtërore; i shëroj plagën; kund. i hap plagën. M’u mbyll plaga u qetësova, m’u zbut a m’u fashit dhembja e madhe shpirtërore a brengakisha, i harrova vuajtjet a fatkeqësitë; m’u përtha plaga. M’u përtha plaga m’u zbut një dhembje shpirtërore; m’u fashit një kujtim i hidhur; m’u mbyll plaga. Plagë e hapur dhembje shpirtërore a fatkeqësi që nuk ka kaluar e nuk është mbyllur, vuajtje e thellë a brengë që nuk është fashitur; kund. plagë e mbyllur. Plagë e mbyllur dhembje shpirtërore a fatkeqësi që ka kaluar dhe është mbyllur, vuajtje e thellë a brengëështë fashitur; kund. plagë e hapur. Si plaga qelbin me vështirësimëdha, me shumë lodhje e mundime (zakonisht për të mbledhur para e ushqime). Prekuplagë (dikush) përmendi atë që është më e rëndësishme, më thelbësore a më e dhimbshme për dikë, preku aty ku duhet; preku pikëndelikate të një çështjeje, zbuloi gjënëshqetësuese; gjeti pikërisht atë që e mundon dikë; vuri gishtinplagë. E prekuplagë (dikë) i përmendi a i kujtoi atë dobësi ose atë fatkeqësirëndë, që i ka shkaktuar një dhembjemadhe shpirtërore a një brengë, e preku atje ku s’duron dot; i gërvishti (i ngacmoi) plagën (dikujt); e prekudregëz; i shkelikallo (dikujt); e goditizemër; i ra nenit të këmbës (dikujt). I shëroj plagën (dikujt) ia heq një dhembje shpirtërore e ia largoj një brengë që e mundon; i mbyll plagën. Vuri *gishtinplagë (dikush). Ka zënë *dregëz (plaga). Ka zënë *kore (plaga).

PËRTROLLËZUES
SHOK

SHOK,~UII m. vet. nj. 1. mjek., psikol. Gjendje fiziologjike që shfaqet me pamjaftueshmëri akute të qarkullimit të gjakut, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një aksidenti etj.; sindrom që manisfestohet me çrregullime të qarkullimit të gjakut, dëmtim të funksioneve jetësore etj. Gjendje shoku. Është në gjendje shoku. Simptomat e shokut.

2. fig. Emocion i fuqishëm dhe i papritur; shqetësim i madh fizik dhe psikologjik; shpërthim dërrmues; goditje psikologjike; traumë. Ai është ende në shok. Ajo vuan nga shoku. Po shërohet nga shoku. Humbja e punës i shkaktoi shok psikologjik.

3. Pjesë e parë apo e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhen me lloje të ndryshme të kësaj gjendjeje. Shok traumatik gjendje që shkaktohet si pasojë e një traume psikologjike ose fizike. Shok kardiogjen dështim akut i qarkullimit të gjakut që shkaktohet si pasojë e mosfunskionimit të zemrës, e pamundësisë pompuese të saj për të furnizuar trupin me gjak. Shoku infektiv ose septik dështimi akut i qarkullimit të gjakut, që lidhet me një infeksion bakterial. Shoku toksik sindrom infektiv i shkaktuar nga disa lloje infeksionesh bakteriale, që mund të prekë të gjitha organet dhe shkakton dështim akut të qarkullimit të gjakut. Shoku kulturor efekti i krijuar tek një individ kur çuditet, zihet në befasi nga një kulturë të huaj. Terapia (metoda) e shokut metodë terapeutike që përdoret në disa sëmundje infektive ose gjendje psikiatrike për të shëruar shokun biologjik ose atë psikologjik.

Sin.: tronditje, traumë.

TRAUMATIZOJ

TRAUMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., psikol., kal. Shkaktoj traumë (fizike ose psikologjike); trondit thellë. Çdo luftë traumatizon njerëz. Filmtraumatizon fëmijët. Traumatizoi popullsinë e tmerroi.

TRAUMATIZUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.