Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NUKLEÍK,~E mb. Acidet nukleike acidet e fosforit, përbërësit themelorë të qelizës, që transmetojnë karakteristika trashëgimore.
TRASHËGIMÓR,~E mb. 1. drejt. Që është lënë trashëgim; që i përket trashëgimit, që ka të bëjë me trashëgimin. Pasuri trashëgimore. E drejta trashëgimore.
2. biol., gjenetikë. Që kalon nga prindi te fëmija, që ruhet nga një brez në tjetrin; që rrjedh me anë të trashëgimisë; i trashëguar, i trashëgueshëm. Cilësi trashëgimore. Sëmundje trashëgimore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë