Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEGÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Mëkëmbës romak, nëpunës romak që ngarkohej nga senati për të mbikëqyrur sundimtarët e provincave.
2. I dërguar personal i Papës në kombet e huaja, i autorizuar për çështjet e besimit katolik dhe për zgjidhjen e çështjeve kishtare.
3. Përfaqësues i shtetit ose monarkisë.
4. drejt. Pasuri e lënë me testament që trashëgimlënësi nga pasuria e tij i lë një personi të caktuar.
TESTAMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Dokument zyrtar që bën trashëgimlënësi, me anën e të cilit ai, me vullnet të lirë, i lë pas vdekjes pasurinë a sendet vetjake dikujt tjetër. E la me testament. E ka në testament. Testament alografik tekst i hartuar nga një person tjetër dhe i nënshkruar nga trashëgimlënësi në praninë e së paku dy dëshmitarëve me një deklaratë të trashëgimlënësit që testamenti është i tij. Testament holograf testament i shkruar dhe i nënshkruar nga trashëgimlënësi me dorë të vet (jo me makinë shkrimi a në mënyrë mekanike). Testament gjyqësor testament i përpiluar nga gjyqtari i gjykatës kompetente sipas deklaratës së trashëgimlënësit dhe i nënshkruar prej tij. Testament noterial testamenti me akt noterial që redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në prani të tij.
2. fig. Dëshirë që lë njeriu me fjalët e fundit para vdekjes; amanet.
3. fet. Dhiatë, bibël. Testamenti i Vjetër Dhiata e Vjetër. Testamenti i Ri Dhiata e Re.
4. libr. Vepër e rëndësishme, e shkruar nga një veprimtar shoqëror, nga një shkrimtar, nga një shkencëtar etj., zakonisht gjatë viteve të fundit të jetës, në të cilën pasqyrohen pikëpamjet e tij kryesore për fushën përkatëse. Testament politik (poetik).
✱Sin.: amanet, dëshirë, bibël, dhiatë, vepër.
TRASHËGIMLË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT drejt. Ai që lë trashëgim diçka, ai që lë me testament një trashëgim. Testamenti i trashëgimlënësit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë