Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYBINÁRËSH,~E mb., hek. Që është me dy binarë. Trase dybinarëshe.
PASTABILIZÚAR (i, e) mb. Që nuk është i stabilizuar; që nuk është stabilizuar; kund. i stabilizuar. Inflacion i pastabilizuar (fin). Trase (rrugë) e pastabilizuar.
PAZGJERÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i zgjerueshëm; që nuk mund të zgjerohet; kund. i zgjerueshëm. Trase e pazgjerueshme. Tunel i pazgjerueshëm. Tavolinë e pazgjerueshme.
TRASÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Rrugë e ngushtë, e ngjeshur, në të cilën hidhet çakëll, vihen tërthorëset dhe shtrohen binarët e hekurt, për të kaluar treni; rrip toke, i gërmuar a i ngjeshur, i pashtruar me gurë, që është hapur për rrugë automjetesh; vend nëpër të cilin kalon një rrugë, një kanal etj. Trase e gjerë (e ngushtë). Nivelim i trasesë. Traseja e hekurudhës. Hapën (shtruan) trasenë. Punime (hapje) traseje. Punojnë në trase. Eci nëpër trase.
ZHAVORRÚAR (i, e) mb. Që është shtruar me zhavorr, që është zhavorruar; kund. e pazhavorruar. Rrugë (trase) e zhavorruar. Vend parkimi i përkohshëm, por i zhavorruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë