Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trapit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BREDH

BREDH vep., BRÓDHA, BRÉDHUR 1. jokal. Endemvendendryshme, sillem lart e poshtë, shëtit andej-këtej. Bredhkëmbë (me biçikletë, me makinë). Bredh fshatrave (rrugëve, arave). Brodhi nëpër botë. Bridhte dyervebotës. Bredh kot (pa punë). Bredh hu më hu. Brodhi gjithë ditën. Ku di luga se nga bredh vorba. (fj. u.).
2. jokal. Vrapoj, eci me vrap. Bredh shpejt. Brodhi pas tij. - Bridh ta arrish! Fjala bredhshpejt se kali. (fj. u.).
3. jokal. Kërcej, hidhem e lodroj; vet. v. III kërcen, kthehet prapa pasi përplaset në një sendfortë (për plumbin). Bredhin fëmijët. Bredhin qengjat. Brodhi një plumb. Kur s’ka mace, bredhin minjtë. (fj. u.).
4. keq., jokal. Bëj jetëshkujdesur e të zbrazët, jepem pas qejfeve; shkoj pas femrave sa për të kaluar kohën. Bridhte pas fustaneve. Thonë se ka bredhur.
5. bised., kal. Shëtit një vend a vendendryshme, i bie lart e poshtë një vendi. Ka bredhur tërë botën. Brodhi dynjanë. I brodhigjitha arat. Brodhi dyqanet. Jaranin tim s’e ka kurrkush, / Mal më mal bredh si arushë. (folk.). Ec e bridh ngado, po shtëpinë mos e harro. (fj. u.).
6. kal. E hedh dhe e kaloj mbi dikë a mbi diçka (për sytë, për vështrimin etj.). Bredh sytë. Bredh shikimin (vështrimin). Bredh gishtin nëpër hartë.
7. bised., kal. E çojvendendryshme, e shëtit, e shpie nga një vend në një tjetër. E brodha nëpër qytet (nëpër Tiranë). E brodhi nëpër shkolla.
8. fiz., kal., vet. v. III Pasqyron, kthen (rrezet etj.). Një trup i bardhë i bredhgjitha rrezet.
Sin.: bredhoj, vërtitem, sorollatem, endem, përendem, harboj, livadhis, sillem, rrotullohem, tuhatem, vozit, çobanoj, bubërroj, trapit, ngarrit, arratisem, hallavitem, hallakatem, kapistallem, vërdallem, vërdallosem, tororisem, përrallem.
Bredh (shkon, shëtit) *lulelule (dikush) keq.

PËRVIJOJ

PËRVIJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përcaktoj caqet e diçkaje, i vë kufijtë diçkaje me anëdisa vijave. Përvijoj kufijtë. Përvijoj shtrirjen gjeografike të një dukurie.
2. fig. E përshkruaj, e paraqit, e studioj ose e përcaktoj diçkavijat e saj më kryesore, në tiparetkarakteristike ose dalluese; përshkruajvijatrasha. Përvijoj gjendjen ekonomike (sociale) të vendit. Përvijoj detyrat (rrugët) e kërkimeve në një fushë (në një lëmë) të diturisë.
Sin.: përvijos, ravijëzoj, vijëzoj, vizoj, skicoj, trapit (trapis), përcaktoj, përshkruaj, paraqis, studioj.

PËRÇUES

PËRÇÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i prin dikujt në një punë, ai që e udhëheq dikë në një veprim etj.
2. (edhe fig.) Ai që i tregon rrugën dikujt Përçuesi i çoifshat nga një udhë e shkurtër.
3. Ai që drejton një mjet transporti. Përçuesi i kamionit. Përçuesi i trapit (i barkës).
4. Ai që bëhet mbartës, përhapës e propagandues i një ideje, i një ideologjie etj. në popull a në një rrethgjerë njerëzish; ai që çon e përhap diku një ide a një vijë politike. Përçues i platformës politike (elektorale).
5. fiz., elektr. Trupështë përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj.; fill metalipërdoret për të shpënëlargësi energjinë elektrike; përcjellës. Përçues i mirë (i keq) i rrymës. Përçues prej bakri (prej alumini).
Sin.: përcjellës, përhapës.

TALLKIT

TALLKÍT jovep., ~A, ~UR jokal. Eci pa ndonjë qëllim, shkoj poshtë e përpjetë; sillem vërdallë, bares, bredh kuturu. Nga tallkite gjithë ditën sot? Tallkiti gjithë ditën nëpër qytet. Mjaft tallkite, po shtroju punës!
Sin.: vërdallosem, bares, bredh, trapit, endem, sillem.

TRAPITEM

TRAPÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e TRAPÍTI. U trapit gjithë ditën nëpër qytet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.