Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trapezë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BREZ

BREZ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që përdoretdisa krahina për ta ngjeshur në mes, duke e mbështjellë disa herë rreth e rreth; rrip i gjerë prej lëkure, prej metali etj., që ngjishet në mes e shërben për të mbajtur fishekë a armë, për stoli etj. Brez pambuku (mëndafshi, meshini). Brez i argjendtë. Brez burrash (grash). Brezi i martesës (etnogr.). Brezi i fishekëve (i armëve). Armët e brezit armëvogla (si koburja, thika etj.), që mbahenbrez. Ngjesh (shtrëngoj) brezin. Zgjidh brezin. Mikja me shami pas brezi, / Zemrën flakë seç ma ndezi. (folk.). Kush vete me lugëbrez, me zahmet rritrapezë. (fj. u.). Revolja i ka lezet brezittrimit. (fj. u.). Mos e lësho brezin zvarrë. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtafushën e sportit etj. Brez i bardhë (sport.) brez i sportistit të shkallës më të ulëtxhudo a në karate. Brez i kuq (sport.) brez i mjeshtritmadh i arteve marciale. Brez sigurimi rripngjeshin punëtorët në mes dhe që e lidhin te një mbajtëse e sigurt kur bëjnë punimevendelarta; rriplidhin udhëtarëtautomjete, aeroplanë etj. për të shmangur dëmtime fizikerast rreziku. Brezi i shpëtimit rrip i gjerë prej gomefryhet e ngjishet në mes dheshërben për të shpëtuar njeriun nga mbytja në ujë. Brez i zi (sport.) brez i sportistit të shkallës më të lartëxhudo a në karate.
3. Rrip i gjatë e i gjerë, zakonisht i leshtë, me të cilin lidhim fëmijëndjep; ndrizë, dizgje. E lidhi (fëmijën) me brez.
4. Mes2,3. Deribrez. Brezi i duhanit gjethet e duhanitmblidhen gjatë një vjeljeje, fletët e një dore. Lidh brezin me shami. Ngjeshbrez. Një brez njeriu i lartë.
5. Pjesë e diçkaje (e një sipërfaqeje etj.) që ka trajtëzgjatur e të kufizuar dhedallohet nga e tëra; hapësirëtrajtë rripi. Brez pyjor (kodrinor). Brez kufitar. Brez mbrojtës. Brez i bleruar. Brez i kuq (i zi, i bardhë). Brez toke. Brez resh. Brez drite shirit dritemjediserrët. Një brez me bojë. Brezi i uljes (i ngritjes) rrip me gjatësicaktuar brenda aeroportit ose brenda fushësaviacionit për uljen a për ngritjen e avionëve. Brezi i sulmit (brezi i kalitjes) (usht.) vend i pajisur me gardhe, me gropa, me tarabë, me llogore etj., ku zhvillohet stërvitja ushtarake e nxënësveshkolla, e ushtarëvereparte etj. Ujitje me brez. Dele me brez. Kishte rënë një brez borë.
6. Dru i gjatë a shtresë betonivihet përgjatë murit me qerpiç, me gurë ose me tulla, për ta lidhur ose për ta forcuar. Brezi i poshtëm (i sipërm). Brez muri. Brez hekuri (betoni). Breza kundër tërmetit. Drurë për breza. Mur me breza.
7. gjeogr. Pjesë e sipërfaqesTokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokëskufizohet nga paralelecaktuara dhedallohet prej zonavetjera nga ndryshimeklimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i borës.
8. Tërësia e të lindurve të një gjaku kundrejtparëvepërbashkët; tërësia e njerëzve, që kanë pak a shumë një moshë, përkundrejt paraardhësve e pasardhësvetyre; njerëzit e një moshe a me moshëafërt, që jetojnë në të njëjtën kohë ose që lidhen nga veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllimepërbashkëta etj.; brezni. Brezi i parë (i dytë, i tretë). Brezi i ri (i vjetër). Breza të gjakut (etnogr.) pasardhës nga ana e babait. Brezagjinive (etnogr.) pasardhës nga ana e nënës. Brezat e kaluar (e ardhshëm). Breza luftëtarësh. Brezat e pasluftës. Gjatë disa brezave. Beja e rremendjek gjershtatë breza. (fj. u.).
Sin.: rrip, brezar, shokë, qemer, ndrizë, dizgje, baç, çimboskë, retër, bel, ndërmjet, përmjet, rrip, rriponjë, shirit, rripëtirë, vilar, vilazë, shokë, tërthorëse, boshtivan, brezare, zonë, krahinë, vend, rajon, trevë, brezni, bark, moshë, thark, leni, pot, korë.
U brez (dikush) u dobësua shumë, u tha fare, u tret; u kockë e lëkurë (dikush); u cironkë (dikush); u çengel (dikush); u kërrabë (dikush). M’u *pallaskë pas brezit (dikush). Brez pas brezi që në kohëlashta e pa ndërprerje; nga njëri breztjetrin; nga brezibrez; atë pas ati; babë pas babe; bark pas barku; djalë pas djali; bir pas biri; djep pas djepi; gjysh pas gjyshi; gjysh stërgjyshi; rrënjë pas rrënje. Nga brezibrez vazhdimisht, pa ndërprerje, në rrjedhëpandërprerë (për trashëgimi kulturore etj.); brez pas brezi. Brezi i qiellit astr. ylberi; shoka e kumbarës krahin. Brezi i zonjës astr. ylberi; brezi i qiellit astr.; shoka e kumbarës krahin. Hedh një brez (një shtresë) ha pak, sa thyej urinë; fundin e barkut. E heq brezin *zvarrë (dikush) keq. E ka barkun pa brez (dikush) ha shumë, s’ka kufi në të ngrënë, s’ngopet kurrë; s’i mbushet barku (dikujt). I ka *të shtatatbrez. Lëshon brezin (i pari) (dikush). 1. Jep shkak për grindje, hap sherr; është gatindeshet me dikë; kërkon gjemb për këmbë; kërkon këmbë për gjemb. 2. Bën lëshime; tërhiqet; i bën (i lëshon, i hap) rrugë (dikujt). Me *lugëbrez keq. Me *peshqirbrez keq. Rri me *duarbrez (në ijë, në mes, në gji, në xhepa) (dikush). Ia shkel brezin (dikujt) i përgjigjet ngacmimit për sherr, hyngrindje me dikë që do të zihet; e kërkon edhe vetë shkakun për t’u grindur. Me *shpatëbrez keq. Shpëtoi me *kulaç pas brezi (dikush). Shtrëngoj brezin mblidhem e detyrohemjetoj me më pak mjete e më keq, shpenzojpak para dhe rrojkushte më të vështira; përpiqemduroj e të përballoj skamjen duke kursyer shumë; shtrëngoj rripin; e mbledh (e rrudh) dorën; e shtrëngoj dorën. Vë (vesh, ngjesh) dy breza (dikush) bëhet burrë, burrërohet, piqet e hynrrethin e burrave. E zbraz *koburen që në brez (dikush) tall.

TRYEZË

TRYÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Orendi prej druri, prej metali etj., zakonisht me këmbë, me sipërfaqerrafshët, mbicilën lëmë diçka, punojmë a hamë; tavolinë. Tryezë e gjatë (e rrumbullakët, katrore, e madhe, e vogël). Tryezë e lëvizshme. Tryezë druri (arre, lisi, mermeri). Tryezë buke. Tryezë pune (shkrimi). Tryezë operacioni. Tryezë vizatimi. Tryezë pingpongu. Tryezë me rrota. Mbulesa e tryezës. Sirtari i tryezës. Shkruan (punon) në tryezë. I vuri (i shtroi) në tryezë. E hoqi nga tryeza. Rrimë (ulemi) rreth tryezës. Tryezë e bukës. Fletë e tryezës. Syprinë e tryezës. Sipërfaqja e tryezës. Tryezë bixhozi. Tryeza e bilardos. Tryeza e bisedimeve. Tryezë hekurosjeje (e hekurit). Tryeza e kumarit. Tryeza e operacionit. Tryezë e palosshme. Tryeza e rrobaqepësit.
2. Ushqimet e sendet e tjeravëmëkëtë orendi; njerëzitrrinë rreth saj. Tryezë e pasur. Shtroi tryezën vuritryezë çdo gjë që duhet për të ngrënë. U ulëntryezë u ulën për të ngrënë. U ngritën nga tryeza mbaruanngrëni. E ftoitryezë dikë e ftoi për të ngrënë. Ngriti tryezën pastroi tryezën pas të ngrënit. Tryeza e parë ia nisi këngës.
3. bised. Gosti për nderdikujt ose me rastin e një ngjarjejeshënuar. Shtroi një tryezë. Kishte një tryezë për fejesë.
4. fig. Mjedis i kufizuar ku zhvillohet një bisedë, ku kryhet një punë a veprimtari etj. Tryeza e bisedimeve. Tryeza e redaksisë. Tryeza e pazarllëqeve (keq.). Bisedimettryezën e rrumbullakët.
5. Tabelë ose renditje në të cilën disa lëndë paraqiten grafikisht ose metodikisht; përmbajtje e lëndës. Tryeza e lëndësfillim (në fundlibrit) renditja e temave mësimore dhe treguesi i faqes ku gjendet secila.
6. si mb. është i përshtatshëm për t’u ngrënë ose për t’u pirë gjatë drekës, darkës etj. Verë tryeze. Rrush tryezë.
Sin.: tavolinë, trapezë, trapezari, sofër, gosti, pasqyrë, përmbajtje, tabelë.
Shtrohem (ulem) në një tryezë (me dikë) pranojbisedoj shtruar me dikë për një çështjerëndësishme. Tryezë (tavolinë) e rrumbullakët libr. mbledhje ku marrin pjesë përfaqësuespalëvendryshme për të rrahur një çështje nga pozitabarabarta; diskutimorganizohet zakonisht në redaksinë e një gazete a të një reviste, në konferenca shkencore etj. për të rrahur një çështje me një grup njerëzish.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.