Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trap”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALLKË

ÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vijë ndarëse e arave ose e tokës, kufi ndërmjet tokave. Kapërceu allkën e huaj. Hoqi allkën. U përcaktuan allkat. U vu allka. Mbollëm misrin deri te allka. Gur allke.
Sin.: ledh, kufi, sinor, mezhdë, trap, pengesë, gardh, prag.

ARKËSH

ÁRKËSH,~I m. sh. ~A, ~AT vjet., tek. 1. Reze me sustë (e derës, e dritares, e dollapit). Vuri arkëshin. Arkëshi i dollapit. Portë me arkësh.
2. Pendë kurthi; mashë, sustë që vë në lëvizje një mekanizëm. Arkësh çeliku. Arkëshi i rrotave.
3. Trap i vogël. Kaluan lumin me arkësh.
Sin.: mashë, sustë, trap.

ARÇ

ARÇ,~II m. sh. ~E, ~ET Trap, vend i ngritur anës një hendeku për të kaluar lumin a përroin. Ecën arçit. Kaluam arçeve. Sajuan një arç druri.

ARÇARE

ARÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Gropë e vogël; trap, vijë e thellëtokë. Biearçare. Arçare e cekët. Ra në arçare. Kapërceva arçaren.
Sin.: gropë, hendek, trap, thellinë.

BIE

BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshëstyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Biefund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lërebjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, biehundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bieshtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Biefle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihemfle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirështrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihetflejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështjedrejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në kryedetyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra kokagjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësiafushë ose nga fshatiqytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallëposhtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënëmësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marrtatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtëshkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj derifund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u ) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundimemëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt).ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashëkurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush).ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashëshpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerëtokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).

BORIMË

BORÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Rrip tokeanëarës, që mbetet pa lëruar; anie, brinajë. Borimat i punojnë me bel.
Sin.: anie, anëse, ceparak, fundajë, mëkrejsë, brinajë, brinanë, trap, ovrat.

BRAZDË

BRÁZD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë e gjatëhapimarë me plug ose me një vegël tjetër bujqësore, hulli. Brazda e parmendës. Brazdë me shat. Brazda pa kokë hulli pa farë drithi. Ujitje me brazda. Hap (bëj) brazda. Hedh farënbrazdë. Dhe kau i mirë, po s’e shpove, nuk tërheq brazdë. (folk.).
2. Vijë a thellim pak a shumë i gjatësipërfaqen e diçkaje; rrudhë. Brazdat e ballit. Brazda e lundrës në ujë. Brazdat e trurit. Trung me brazdalëkurë.
3. fig. Vijë a rrugë në të cilën ecën ose zhvillohet diçka; gjurma që lë diçka; përshtypje, mbresë e thellë. Brazdë e pashlyeshme. Brazdat e jetës.
Sin.: hulli, vijë, vazhdë, zagën, trap, rrudhë, palë, zhubër, zhubël, tutël, mbresë, gjurmë, vragë, efekt.
Ra në brazdë (në hulli) (dikush) erdhi aty ku duhet, mendon a bën atë që duhet; pranoi diçka a u mor vesh me dikë për diçka, u pajtua me të; ra në ujdi; kund. doli nga brazda (nga hullia). Ra në një brazdë (me dikë) u morën vesh; ra në ujdi. Doli nga brazda (nga hullia) (dikush) nuk sillet e nuk bën më si duhet, është shmangur nga rruga e drejtë, nuk vepron mirë, ka shkarë; kund. ra në brazdë (në hulli). I shkon për brazde (dikujt) shih i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). E vë (e fut) në brazdë (në hulli) (dikë) e vë në rrugëmbarë dikë që ka shkarë e sillet a vepron keq, e bëjsillet mirë. Erdhibrazdë (në hulli) (dikush) vihetrrugëmbarë dikush që ka shkarë e sillet a vepron keq, nissillet mirë.

BRINAJË

BRINÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Anë e arësmbetet pa u mbjellë, anëse, briarë. La shumë brinaja pa mbjellë.
2. Anë e stofit a e pëlhurës etj., që nuk e lë atë të shprishet.
Sin.: anie, anëse, ceparak, fundajë, mëkrejsë, briarë, brinanë, trap.

CARDE

CÁRD/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET krahin.Vend i ngritur si trap; sop.

DALË

DÁLË,~T (të) as. 1. Dalje. dalët e diellit. Në të dalëqytetit.
2. Koha kur një periudhë e caktuar ështëmbarim e sipër, fundi i një viti, i një stine, i një muaji etj. Në të dalëdimrit (të marsit). Me (në) të dalë... kur po dilte, duke dalë. Është me (në) të dalë është gati duke dalë, po bëhet gati për të dalë. Prilli më të dalë, shati i dytëarë. (fj. u.). Notari i mirë duket në të dalë. (fj. u.).
3. euf. Të dalët jashtë veprimibën njeriu a kafsha për të nxjerrë jashtë mbeturinat e panevojshmeushqimit, jashtëqitje.
Sin.: dalje, derë, shteg, rrugëdalje, shtegdalje, kalim, shtegth, udhë, udhishtë, kapërcyell, shtrungë, trap, rre, rravë, rrugë, va, mbarim, fund, dalë, jashtëqitje, dhjerje, pëgërje, nevojë, mut, handrak, ndotje.

GRABË

GRÁB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zgavërbën lumitrap duke e ngrënë përbrenda, grykë e thellë, gropë.
2. E çarë, prerje a plagë e thellë, çallatë.

GROPË

GRÓP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E thelluartokë a në sipërfaqen e diçkaje; vrimë e madhe. Gropë e thellë (e cekët). Gropa e gëlqeres. Rrugë me gropa. Ra në gropë. Vend gropë. Faqe gropë.
2. gjeogr. Gropësirë. Fshati ndodhet në një gropë mes kodrave.
3. bised., edhe fig. Varr. Ia bëri gropën ia bëri varrin. Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. (fj. u.).
4. Zgavër. Gropa e syrit. Gropë ajrore (av.) zonë ku ajri ka temperaturë tjetërkrahasim me atë të mjedisit përreth. Gropa e bilardos. Gropë thithëse. Gropa e zezë (e nevojtores).
Sin.: gropim, gropore, gropere, hep, kapt, kaptë, kapth, qore, trap, gllofkë, gomën, gorgë, gorrë, zgorkë, vrimë, hallkomë, humbellë, humbë, e thelluar, e hyrë, rroshponjë, skërkë, shtrojerë, matorik, pus, grofolok, pellg, varr, zgavër.
Ia bëri (i hapi) gropën (dikujt) shih ia bëri (i hapi) varrin (dikujt). bëfsha (të hapsha) gropën! mallk. vdeksh!; bëfsha varrin! mallk.; ngrënça grurin! mallk.; këndoftë prifti trisainë mallk. tall. M’u barku gropë. 1. Kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë, jam boshstomak; m’u barku petë. 2. shih m’u zemra gropë. E bëri gropën me *dorën e vet (dikush). E bën gjoksin gropë (dikush) tall. mburret shumë; i bie gjoksit; rreh gjoksin; rreh kraharorin; vret veten me gishtin e madh; shet mend. M’u zemra gropë u hidhërova shumë, u dëshpërova thellë (nga një fatkeqësi etj.); m’u barku gropë. Ra në gropë (dikush) e pësoi keq; e gjeti një fatkeqësi. Gjeti gropën e gurit (dikush) u mëkëmb shpejt e papritur nga ana ekonomike, ra në kamjemadhe; gjeti hazinenë. (Është) në *buzëgropës (të varrit) (dikush). Kur të shohë gropën e qafës (dikush) iron. kurrë, asnjëherë; kur të shohë qafën (zverkun) pa pasqyrë iron. E shtiu (e vuri) në gropë (dikë) shih e shtiu (e vuri) në varr (dikë). Më zë plumbi gropave gjithmonëvete ters, nuk kam fat, nuk më del asgjë mbarë, dështoj vazhdimisht; jam fatkeq; kam qimen e ujkut; kam qimen e derrit; kam lëkurën e ujkut; kund. doli (më erdhi) lepurishteg.

HENDEK

HENDÉ/K,~ KU m. sh. ~KË, ~KËT dhe ~QE, ~QET 1. Vijë e thellë a kanal i ngushtë, që hapet rreth një are, në dy anët e rrugëve, në vendstrehimet etj. për të mbledhur ujërat, për t'u mbrojtur, për t'u strehuar, për t'u fshehur etj. Hendek i thellë. Hendek kullues. Hendek mbrojtës. usht. llogore.buzë hendekut. Hap (çel) një hendek. Kaloj (kapërcej) hendekun.
2. fig. Dallim i madh ose largesë ndërmjet dy njerëzve a dy palëvepikëpamje, në mendësi etj. Hendek i madh. I ndan një hendek. Ngushtohet hendeku. Thellohet hendeku mes tyre.
3. fig. Pengesë, vështirësi e madhe. Ka hendek (ajo punë). E hodhi (e kaloi, e kapërceu) hendekun i kaloi vështirësitë.
Sin.: kanal, hermoq, trap, kapt, llogore, largesë, mosmarrëveshje, dallim, pengesë, vështirësi.
Çel (hap) një hendek. 1. Krijoj një shkëputjemadhe midis dy gjërave, dy anëve, dy pjesëve etj.; i ndaj, i largoj. 2. Shkaktoj mosmarrëveshjethella me dikë; largohem prej dikujt që e kam pasur shok, ftohem me të. E hodhihendek (dikë) përb. e braktisi, e la pa ndihmë, pa përkrahje e pa përkujdesje; e përzuri dhe e shpërfilli krejt; e hodhi tutje; e hodhi poshtë. E hodhi (e kapërceu) hendekun (dikush) e përballoi një vështirësimadhe a e kapërceu një pengesë; doli nga një gjendje e vështirë, shpëtoi nga një e keqe; e hodhi lumin; e kapërceu (e hodhi) gardhin; e hodhi kapërcyellin; e kapërceu murin; e kapërceu ledhin. Na ndan një hendek (me dikë) kemi një largesëmadhe a dallimethella ndërmjet nesh, për shkakkushtevendryshme, të mosmarrëveshjeve etj., që na pengojnëbashkohemi ose të biem në një mendje; dallohemi shumë e jemilargët për njëri-tjetrin. Ndalu *beg se ka hendek! tall. Ngushtohet hendeku zvogëlohet largesa a pakësohen dallimet ndërmjet dy vetave ose ndërmjet dy grupeve shoqërore, largesa e dallimejanë krijuar për shkakkushtevendryshme, të mosmarrëveshjeve etj. dhe që i ndajnë e i pengojnëbashkohen a të bien në një mendje; kund. thellohet hendeku. Thellohet hendeku rritet largesa a shtohen dallimet ndërmjet dy vetave ose dy grupeve shoqërore, largesa e dallimejanë krijuar për shkakkushtevendryshme, të mosmarrëveshjeve etj. dhe që i ndajnë e i pengojnëbashkohen a të bien në një mendje; kund. ngushtohet hendeku. Zuri hendekun (dikush) përb. vdiq; ngordhi si qen; zuri përruan.

KAISH

KAÍSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrip pantallonash prej lëkure; brez. Shtrëngoj kaishin.
2. Nënbarkëse prej lëkure e lidhur me samarin a me shalën e një kafshengarkesës, e cila mban peshatajo transporton mbi shpinë.
3. Rrip i trashë prej lëkure që i shërben zakonisht berberit a kasapit për të mprehur briskun, thikën etj.
4. fig., keq., shpërf. Njeri i trashë nga mendja; trap. Është një kaish.
Sin.: rrip, brez, trap.

LEDH

LEDH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj., mezhdë, trap. Ledhi i arës (i livadhit, i rrugës, i hendekut). Ledhet e llogoreve. I pengojnë edhe ledhet. Ecte nëpër ledh (ledhledh). Mbroheshin pas ledhit. I prishën ledhet e i bashkuan arat.
2. Pendë dheubëhet për të penguar ujërat, sfrat. I bënë ledhelarta lumit. U çanë ledhet nga ujërat.
3. Rrip i ngushtë are; lehe. Ledhet e perimeve. Dy ledhe misër.
4. hist. Mur i trashë guri i një kalaje a qyteze. Ledh i lartë (i gjatë).
5. Mur guri pa llaç, që bëhettokapjerrëta për të mos shkarë dheu. Brezare me ledhe. Kala me ledheforta.
6. fig. Pengesë, gardh; prag. I vuri (iu ) ledh diçkaje. E hodhi (e kapërceu) ledhin.
Sin.: trap₁, stom, mezhdë, presë₁, pendë, tallabak, lehe, lidhak, mur, pengesë, gardh, prag.
Iu ledh (diçkaje) shih iu gardh (diçkaje). E kapërceu (e hodhi) ledhin (dikush) shih e kapërceu (e hodhi) gardhin (dikush). E la (e hodhi) në ledh (dikë) e braktisi, nuk i dha asnjë ndihmë; e la (e nxori) në mes të katër rrugëve (të katër udhëve). I vë ledh (diçkaje) shih i vë gardh (diçkaje). Zuri ledh (dikush) vuri pasuri, u i pasur; e zuri ledhi (dikë) iron.; i zuri bishti dhjamë (dikujt). Zuri ledhin (dikush) përb. shih zuri përruan (dikush) përb. E zuri ledhi (dikë) iron. i ra në dorë papritur një pasuri si trashëgim, u papandehur i pasur; i eci mbarë, e ndihmoi fati; zuri ledh (dikush).

LUNDRUES

LUNDRÚES,~E mb. 1.shërben për të lundruar në ujë a në ajër; që lundron. Anije (bigë) lundruese. Mjete (makina) lundruese. Vinç (trap) lundrues. Akuj (ishuj) lundrues. Urë lundruese.

LUNDËR

LÚND/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihetlëvizje me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; anije e vogël me fundsheshtë, që vihetlëvizje me lopata ose me vela. Lundër peshkatarësh (peshkimi). Shtaga e lundrës. Hipilundër.
2. Trap drurishërben për të kaluar lumin.
3. tek. Pjesë e makinës shirëse, që ka trajtën e një govate.
Sin.: barkë, kaike, sandall, katanike, sul, sule, fajkore, take, trap.
U lundër mospërf. u deh sa mezi qëndronkëmbë, u tapë, u bërryl. S'bëhet lundra me dru marene fj. u. shih te MAREN/Ë,~A.

PAROM

PARÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Trap për kalimin e lumit. Parom me mjete rrethanore.
2. Traget. Paromi vinte dy herëditë.

TALLOS

TALLÓS,~E mb. 1. I papastër. Ushqim (ujë) tallos.
2. fig. I trashë nga mendja; byk, gdhe (për një njeri). Djalë tallos. Vajzë tallose.
Sin.: i papastër, i trashë, budalla, trap, kaqol, rrotë.

TRAJNE

TRÁJN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Mjet i thjeshtë për të kaluar lumin; lundër, trap.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.