Fjalori

Rezultate në përkufizime për “transportim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMË

ARM/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Mjet lufteshërben për të sulmuar a për t’u mbrojtur; mjetpërdoret për të goditur, për të vrarë a për të dëmtuar njerëz e kafshë. Armërënda (të lehta). Armë e ftohtë (e bardhë). Armë automatike. Armë atomike (bërthamore, kimike, bakteriologjike). Armë zjarri armështie me barut ose me lëndë tjetër plasëse. Armë e shfarosjesmasë armë e fuqishme (armë kimike, armë biologjike, armë radiologjike), që shkakton dëme masivenjerëz, në objekte dhemjedis, të cilat cilësohen si krime lufte. Armë lufte (gjahu). Armë brezi (krahu, dore). Armë sulmi (mbrojtjeje). Armë nderi. Tyta e armës. Rripi i armës. Vaj armësh. Depo (uzinë) armësh. Muzeu i armëve. Mbaj armë. Ngjesh armët. Rrok armët. Mbërthej (zbërthej, pastroj) armën. Mbush (zbraz) armën. Shkreh armën. Shtie me armë. Blerje (shitje) e armëveftohta. Goditje me armëftohtë. Armëftohta historike.. Me armëdorë. Në sup - armë! Për nder - armë! Këmbej armë me dikë zhvilloj një përleshjeshkurtër, shtie disa herë. Ndalimi i armëve kimike. Shkatërrimi i armëve kimike. U përdoren armë kimike. Shkelje e marrëveshjes për ndalimin e armëve kimike. U prodhuan armë biologjike me metodën e modifikimit të gjeneve. Krijimi i armëve biologjikelaborator. Luftë me armë biologjike.
2. usht. Lloj trupashjanëarmatosura me mjetenjëjta luftarake dhekryejnë veprimecaktuara; nënndarje e trupave ushtarake të një vendi sipas llojitarmatimit ose sipas funksionit. Arma e këmbësorisë. Arma e artilerisë (e aviacionit). Arma e xhenios. Arma e sigurimitshtetit (hist.). Arma e policisë. Bashkëveprimi midis armëve.
3. fig. Mjet për të luftuar kundër dikujt; mjetpërdoret për t’ia arritur një qëllimi; mënyrë a arsyetim për të mbrojtur a për të rrëzuar diçka. Armë e fuqishme (e sigurt). Armë politike (ideologjike). I dha armë kundër vetes. Përdor si armë.
4. vet. sh., usht. Ushtri. Armët shqiptare. Armët e bashkuara. Thërres nën armë e thërres për të kryer shërbimin ushtarak; mobilizoj. Jam nën armë bëj shërbimin ushtarak, ndodhemradhët e ushtrisë. Mbaj nën armë e mbajradhët e ushtrisë, e mbajmobilizuar.
5. usht. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për tipa armësh ose armatimesh: Armë e ftohtë armë, si thika, shpata, shtiza, harkupret ose shpon dikë ose diçka. Armë gjahu armëpërdoret për të gjuajtur kafshëegra. Armë e lehtë armë zjarri, si pushka, automatiku, mitralozi etj., që mundmbahet dhepërdoret. Armë e rëndë armë që ka peshërëndë, përmasamëdha dhe fuqimadhe shkatërruese e dëmtuese, që kërkon transportim, montim dhe ekip ushtarësh për ta përdorur, si siç janë topi, tanku, raketa etj. Armë shpërthyese armë, si granata dore, mina tokësore, mina kundër automjeteve, bomba ajrore, raketa, raketa tokë-ajër, silurë etj.), që e dëmton objektivin duke shpërthyershumë copa. Armë kimike armë e përgatitur me lëndëhelmueseformë gaz, lëngu ose pluhur, që shpërndahet nëpërmjet shpërthimeve, spërkatjeve ose kontaminimit të ushqimit dhe ujit, për të vrarë, për të plagosur ose për të shkaktuar panik te njerëzit. Armë biologjike lloj armëshpërdorin mikroorganizma patogjenë (baktere, viruse, kërpudha) ose helmetyre për të shkaktuar sëmundje, vdekje, epidemi, pandemi te njerëzit, te kafshët ose te bimët. Armë bërthamore armë e shkatërrimitmasëpërdor një reaksion bërthamor për të liruar sasimëdha energjieformën e valëve goditëse, duke lëshuar nxehtësiskajshme dhe rrezatim jonizues. Armë zjarri armëpërdor djegien e barutit për të shtirë.
Me armëdorë i gatshëm për luftë; pa u dorëzuar, duke luftuar; pa u përkulur. Armë e ndryshkur mospërf. njeri i parrezikshëm e i pavlerë. Bashkojmë armët bashkohemi për diçkarëndësishme, luftojmëbashku krah për krah; mbështesim njëri-tjetrin. I dorëzoi (i dha, i hodhi, i lëshoi) armët (dikush). 1. Pushoi luftën, u dorëzua; dezertoi e ia mbathi; e hodhi dyfekun keq. 2. Pushoi përpjekjet, nuk bënqëndresë; nuk ngul këmbë më për diçka, nuk e mbron më një çështje. Me *forcën e armëve (e bajonetës). Me *grykën e armëve (e pushkës). I dha armë (dikujt) i krijoi mundësi dikujt që të sulmojë dikë tjetër (me fjalë etj.). I ktheu armët (dikujt). 1. I shpalli luftë, e goditi me armë; e priti me luftë; i vuri (i ktheu) pushkën. 2. Ndryshoi qëndrim e iu kundërvu dikujt, u kundërshtar i rreptë i tij. Nuk na la armët varur (sikur la armët varur) (dikush) iron. nuk na prishi punëiku a që vdiq, s’ishte ndonjë njeri trim a me vlerëveçantë; nuk na la qetëarë. Mat armët (me dikë). 1. Hyjbetejë me dikë, ndeshemluftë me kundërshtarin. 2. I kundërvihem dikujt me forcë, ndeshem me dikë (me fjalë etj.). Mpreh armët përgatitem për luftë; përgatitem për një sulm a për një goditje kundër dikujt; bëhem gati për diçka. Ngre armën (armët) (kundër dikujt a diçkaje) hap luftë kundër dikujt a diçkaje; hynkonfliktarmatosur me dikë a me diçka. Ngjesh armët. 1. Bëhem gati për luftë; armatosem; rrëmbej (rrok) armët. 2. Përgatitem mirë për një ndeshjevështirë. Rrëmbej (rrok) armët përgatitem për luftë; ngrihemluftë, ia filloj luftës; ngjesh armët; rrëmbej (rrok) pushkën.

NAVLLON

NAVLLÓN,~I m. sh. ~E, ~ET vjet., det. Pagesa që i bëhet barkës ose anijes për transportim mallrash e bagazhesh. E bëri navllonin në fillimudhëtimit.

PËRBARTJE

PËRBÁRTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Bartje; transportim.
2. elekt. Bartje, mbartje; përcjellje, përçim. Përbartje e rrymës (e nxehtësisë).

SILAZHGRIRËSE

SILAZHGRÍRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Makinë stacionare me transportim pneumatikmasësgrirë, që vendoset pranë siloseve, gropave të silazhit ose në stalla. Kishin marrë një silazhgrirëse të re. Silazhgrirësja po i kryente punë. Merrej me mirëmbajtjen e silazhgrirëseve.

TEJMBARTJE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.