Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MBÍLLEM jovep., MBÓLLA (u), MBJÉLLË 1. bised., vetv. Shkoj e dukem diku. Ku mbillet s’korret (dikush) bredh e nuk dihet ku është. Era, ku zgjidhet, s’lidhet, ku mbillet, s’korret. (fj. u.).
2. edhe fig., vetv., vet. v. III Mund të mbjellim diçka (bimët në tokë, një ndjenjë te njerëzit etj.). Nuk duhet të mbillet panik. Çka mbillet, korret. (fj. u.).
3. pës., vet. v. III e MBJELL. U mboll gruri (misri). U mboll gjithë sipërfaqja e tokës. U mboll në kohë.
✱Sin.: artiset, mbëltohet, vihet, transplantohet, shpërndahet, përhapet, shtrihet, futet, shkaktohet, transplantohet.
♦ Ku mbillet s’korret (dikush). 1. Bredh sa nga një vend në një tjetër, nuk ngulet diku për një kohë të gjatë, nuk qëndron në një vend; ku mbjell nuk korr; ku ngryset nuk gdhihet; s’i zënë këmbët dhe (dikujt). 2. Nuk i përmbahet një qëllimi, një vendimi etj.; është i lëvizshëm.
PATRANSPLANTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., mjek. Që nuk është i transplantueshëm, që nuk mund të transplantohet; kund. i transplantueshëm. Organ i patransplantueshëm.
►TEJ/MBÍLLET jovep., ~MBÓLL (u), ~MBJÉLLË vet. v. III 1. bujq., vetv. Shkulet një bimë ose një pemë nga toka ku është dhe mbillet në një vend tjetër. Bimë që duhet të tejmbillet në lagështi. U tejmbollën në kohë hardhitë.
2. mjek., vetv. Transplantohet. Organ që nuk mund të tejmbillet. Veshka mund të tejmbillet.
3. pës. e TEJMBJÉLL.
✱Sin.: artiset, mbëltohet, përanditet, transplantohet.
TEJMBJÉLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bujq., mjek. Që mund të tejmbillet; që është i përshtatshëm për t’u tejmbjellë; që mund të transplantohet. Bimë e tejmbjellshme. Organ i brendshëm i tejmbjellshëm.
TRANSPLANTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., mjek., bujq. Që mund të transplantohet; që është i përshtatshëm për t’u transplantuar, i tejmbjellshëm. Veshka është organ i transplantueshëm. Bimë e transplantueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë